Monday, May 20, 2024

Komiteti Ekzekutiv i FSHF zhvillon mbledhjen e radhës, miratohen materialet për Asamblenë e Përgjithshme të 27 majit

Lexo

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e radhës në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Një nga çështjet më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje ishte diskutimi dhe miratimi i materialeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së, që do të zhvillohet më datën 27 maj 2024 në Shtëpinë e Futbollit.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe në lidhje me aplikimin e FSHF-së për të organizuar një tjetër event madhor në vendin tonë, finalet e Euro U-21 në vitin 2027 në bashkëpunim me Federatën Serbe të Futbollit.

Anëtarët e KE-së u njohën në lidhje me ecurinë dhe procedurat e kandidaturës për pritjen e këtij turneu të rëndësishëm në Shqipëri.

Gjithashtu, u miratua propozimi për krijimin të kursit të Drejtorit Teknik, çështje të ndryshme administrative si edhe çështje që kanë të bëjnë me sponsorat dhe partnerët e FSHF-së.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img