Friday, November 22, 2024

(Konferenca) Latifi titullar nesër ndaj AEL Limassol. Premton gol dhe kualifikim në Turin e Tretë

Lexo

Ka disa ndeshje që aktivizohet si zëvendësues, por në përballjen e nesërme  ndaj AEL Limasso, blerja më e re e kuqebluve, Liridon Latifi, duket se do ta fillojë nga minuta e parë. Vetë prania e tij në Konferëncën e Shtypit të pragndeshjes duke qënë përkrah teknikut Brdariç linte të kuptohej qartë se një gjë e tillë është e mbyllur. Madje, për ta përforcuar një gjë të tillë, është vete trajneri kuqeblu që flet me konsideratë për Latifin. Ndërsa, vetë Latifi, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët shkodranë, do të shprehej

“Kupat e Evropës janë gjithmonë motivim shtesë për lojtarin. Po e shijoj mirë, shpresoj që të vazhdojë ky ritëm me fitore dhe duke kaluar këtë raund, që do të jetë shumë i rëndësishëm për ne. Sa i përket kualifikimit, mendoj se AEL është i kalueshëm, por duhet të jemi shumë të përqendruar. Shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë, sepse ata janë një ekip me lojtarë individualistë shumë të mirë, mund të na dënojnë shumë lehtë. Ne jemi një grup shumë i fortë, kemi një staf shumë të mirë. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimeve tona dhe ashtu si e ka përgatitur trajneri taktikisht, të ecë ndeshja.”, shprehet Latifi.

I pyetur, nëse e ka lënë pas gjendjen jo të mirë shëndetësore që e shoqëroi në Qipro, Latifi, përgjigjet:”Kemi pasur probleme atje, jo vetëm unë, por edhe 3-4 lojtarë të tjerë. Besoj se të gjithë janë mirë, sepse ka kaluar një javë. Besoj se të gjithë do të jemi në rregull dhe të gatshëm për ndeshje.”

Eksperienca e tij e gjatë në Kupat e Europës, ia jep mundësinë që të përcjellë edhe këshilla për kolegët më të rinj të skuadrës kuqeblu. “Kam biseduar me shumë lojtarë, jam munduar të jap sadopak eksperiencën që kam. Duhet të jemi shumë të përqendruar dhe me një komunikim mjaft të lartë, shumë më të lartë se në kampionatin shqiptar.”, thotë ai.

Pse zgjodhi Vllazninë?, është pyetja e radhës? “Ishin bindjet e presidentit, por një nga arsyet kryesore ishte edhe trajneri, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, siç e dinë të gjithë.”, sqaroi Latifi.

Kualifikimi në letër mund të arrihet, me kohë të rregullt, shtesë, apo edhe penallti, por Latifi, shpreson të mbarojë pa kohë shtesë. “Ne duhet të shënojmë dy gola, por nuk i dihet. Edhe nëse shkojmë në shtesa, do të japim maksimumin për t’u kualifikuar.”, thotë ai, ndërkohë që në këtë debutim të parë si titullar, shpreson të gjej rrugën e golit. “Do të jetë shumë mirë për mua, por edhe për gjithë skuadrën“., përfundon Liridon Latifi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img