Saturday, April 20, 2024

(Konferenca e Shtypit) Një ditë para ndeshjes, Vllaznia-AEL Limassol, flet trajneri kuqeblu, Thomas Brdariç

Lexo

Si zakonisht, një ditë para ndeshjes zyrtare, KF Vllaznia organizon në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” Konferencën për Shtyp. Përballë gazetarëve shkodranë ka qënë tekniku i parë i kuqebluve, Thomas Brdariç si dhe mesfushori, Liridon Latifi.

“Është një sfidë shumë e bukur për ne. Jemi plot energji, jam krenar për këtë që kemi arritur, edhe Shkodra duhet të jetë krenare për çfarë kemi arritur deri në këtë fazë. Tani duhet të japim më të mirën që të shkojmë edhe më tej. Kemi mundësi dhe hapsira për përmirësim. E kemi lënë pas ndeshjen në Qipro, jemi të përqendruar për të bërë disa ndryshime themelore në nivelin e lojës, për të kuptuar nga gabimet, në mënyrë që të fitojmë”., tha në hapje të konferencës, Brdariç.

Duke folur për mundësinë e kualifikimit për në turin tjetër, njëshi i pankinës kuqeblu, tha:”AEL është një ekip me më shumë buxhet, kanë rroga dhe kushte më të mira. Gjithsesi, ne treguam atje se jemi një ekip i bashkuar. Këtu kemi avantazhin e tifozëve. Lojtarët e mi janë gjithmonë të bindur dhe gjithmonë gati për të bërë atë që kërkoj unë. Duke llogaritur edhe tifozët, unë jam i bindur për fitore”.

I pyetur për kosovarin Liridon Latifi, që me të gjitha gjasat është i prohektuar titullar në këtë ndeshje, Brdariç përcolli komplimente për mesfushorin. “Është një lojtar që më pëlqen shumë. Përmirësimi që ka bërë javët e fundit por edhe aftësitë që ai ka, do na çojnë në një nivel tjetër si ekip. Ai ka ardhur këtu për të mbështetur dhe për të ndihmuar ekipin me aftësitë e tij. Është një lojtar që vërtetë e kam qejf. Nesër do e fillojë si titullar, nesër ka mundësinë më të mirë për të treguar aftësitë e tij. “, tha ai për Latifin.

Në vijim, Brdariç konfirmoi besimin e tij për kualifikim:”Është “një emocion i veçantë, është një arritje e jashtëzakonshme që kemi bërë nga sezoni i kaluar. E pamë edhe Teutën, jo gjithmonë e përcakton rezultati i parë se kush do të kalojë. Unë jam me vetëbesim maksimal që do të kalojmë, por duhet një punë e fortë për të fituar këtë betejë”.

Ndërsa, sa i përket tifozëve, ai ka një falenderim dhe mesazh për to që të jenë më të kujdesshëm në krahasim me ndeshjen e kaluar me boshnjakët e Siroki ku pati problem në tribunë me fushekzjarret.

“Duhet të sillemi më mirë se herën e kaluar, UEFA na penalizoi rëndë. Na duhen paratë që marrim nga UEFA. Të gjithë duhet të na mbështesin, të na japin më shumë fuqi dhe të krijojnë një atmosferë të zjarrtë duke na ndihmuar që të fitojmë”.

Marrja e kartonëve të verdhë pa kriter, si dhe mënyra se janë marrë ato deri më tani janë shoqëruar me shumë komente në opinionin sportive, dhe për këtë Brdariç, thotë:” Kjo është një eksperiencë e re për ne, garimi në Conference League. Gjërat janë disi ndryshe nga Superiorja, sa i përket gjykimit. Duhet të dimë të përballemi në këtë turne. Ishte një leksion ajo që ndodhi me Sirokin, por në ndeshjet e mëpasshme kemi qenë më të kujdesshëm me kartonët”.

Sfida, Vllaznia-AEL Limassol, e vlefshme për Turin e Dytë të Europa Conferencë League, luhet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 21.00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img