Sunday, November 24, 2024

(Konferenca) Pragndeshja e finales së Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia. Brdariç: Trofeu vjen në Shkodër, biseda me Tiranën thjesht thashetheme!

Lexo

Kuqeblutë i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve për finalen e Kupës së Shqipërisë, takim që do të luhet të hënën në “Air Albania” duke filluar nga ora 19:00. Në konferencën për shtyp të dhënë 24 orë përpara kësaj ndeshje,  njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç është shpehur i bindur se trofeu do të vijë në Shkodër. Ndërkohë, ai ka folur edhe për kundërshtarin, mungesën e tifozëve, si dhe lajmin mediatik që ai ka biseduar me drejtuesit e Tiranës për ndonjë merkato të mundshme.

“Trofeu i Kupës së Shqipërisë do vijë në Shkodër. Kemi arritur në një pikë maksimale dhe lojtarët kanë mundësi të shprehen mirë, kanë bërë një sezon të mirë dhe duhet të shkojmë të bashkuar për qëllimin. Më pëlqen të kem presion, sepse kur e ke atë ke një strategji dhe ekzekuton diçka speciale. Të pëlqen të luash dhe ta shijosh ndeshjen. Duhet të jesh i urritur për fitore. Ne kemi stilin tonë të lojës dhe na pëlqen që luajmë një ndeshje special.”, tha ndër të tjera, tekniku kuqeblu, Thomas Brdariç.

Vllaznia ka përballë në këtë finale, Skënderbeun, një ekip që ka bërë shumë mirë këto ndeshjet e fundit, për të cilin Brdariç, thotë: “Është shumë e rëndësishme dhe speciale që ta mbyllim sezonin me një trofe. E njohim Skënderbeun dhe them se do fitojmë, paçka se e njohim mirë rivalin dhe ka bërë një sezon të mirë që duket me qëndrimin në Superligë.”

I pyetur nëse finalja vendos të ardhmen e tij në vijueshmërinë me Vllazninë, Brdariç thotë: “Jo, nuk varet gjithçka nga ndeshja e nesërme. E di që duhet të fitojmë dhe të tregojmë se jemi më të mirët. Çfarë ndodh pas ndeshjes vjen në një rrjedhë, Xhaferi të marrë presidencën dhe më pas vendosim. Ndërkohë, do të thoja se nuk është aspak mirë që kjo ndeshje finale luhet pa tifoze. Nuk e kuptoj pse në një ndeshje që është e rëndësishme për sezonin nuk ka fansa. Është zhgënjyese, sepse kam parë partitë që kanë grumbulluar njerëz dhe nuk e kuptoj që mos kemi tifozë. S’di ku është problemi, le ta mendojnë edhe njëherë dhe të na surprizojnë nesër.”

Gjatë komunikimit me gazetarët sportiv shkodranë, Brdariç ka prekur edhe komentet për bisedimet e tij me klubin Tirana rreth për mundësinë e marrjes së pankinës bardheblu. “Përgjigjia është një fjalë, jo. Dikush ka ndarë një thashethem sepse jemi në fundin e sezonit por jo, nuk ka asgjë. Përpiqen t’i marrin lojtarët njëri-tjetrit dhe është kohë merkatoje.”, përfundoi konferencën për shtyp, tekniku kuqeblu, Thomas Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img