Thursday, April 25, 2024

(Intervista) Basketboll Meshkuj-Vllaznia eleminohet në gjysëmfinalen Play Off dhe mbyll sezonin pa trofe, trajneri Afrim Bilali analizon dështimin

Lexo

Vllaznia në basketboll për meshkuj humbi gjysëmfinalen e dytë  me Teutën e Durrësit, takimi ky i luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit  “Qazim Dervishi” dhe duke i shtuar edhe humbjen e takimit të parë luajtur në “Ramazan Njala” të Durrësit eleminohet nga faza finale Play Off. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri kuqebu, Afrim Bilali tregon arsyet e këtij dështimi.

Profesor Bilali, një eleminim i papritur?

Normalishit eleminimi gjithmonë është i papritur. Faktikisht ishim përgatitur shumë për Teutën, ndeshja e parë në Durrës ishte pothuajse e jona, kuptohet gabime të vogla bënë diferencën dhe Teuta fitoi. Ndeshjen e dytë menduam që i kemi korigjuar ato gabime dhe realisht deri diku në mbrojtje i korigjuam ato, mirëpo surpriza e sotme është që kemi humbur 18-20 humbje të lira. Domethënë nuk arrij as ta shpjegoj, ndoshta është ngarkesë emocionale, presioni i rezultatit, i kualifikimit e shumë gjëra të tjera, por normalisht nga lojtarët profesionist këto lloj gabimesh nuk priten, mund të pritet që të humbësh 1-2 gjujtje të lira por jo 18. Megjithatë Teuta u shpreh më mirë në lojë, luajtën më shumë si ekip, dëshiruan fitoren deri në fund, ne u dorëzuam më herët se duhet dhe si rrjedhojë vjen eleminimi.

Çfarë do të ndodhë tani, mendoni për sezonin tjetër?

Akoma nuk e di. Kam dëshirë të qetësohem pak me veten time sepse normalisht siç e thashë ky eleminim nuk u prit. Unë realisht besova shumë që ky ekip mund të dilte dhe kampion sepse elementi është. Thjesht si duket dëshira prej shumicës së lojtarëve të huaj mungon dhe ndoshta ajo bluza e Vllaznisë që për ne peshon shumë rëndë për ato fatkeqsisht nuk është aq shumë e rëndë.

Ju penalizoi ardhja me vonesë tek ekipi?

Sigurisht, për një periudhë kaq të shkurtër është shumë e vështirë të përgatitësh një ëkip, por unë e mora përsipër me idenë që është elementi i duhur për ta përgatitur këtë ekip por siç duket ndoshta edhe unë kam menduar gabim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img