Saturday, April 20, 2024

Futboll-Liga e Kampioneve/ Goli i Havertz 42′ shpall Çelsin kampion të Evropës(Çelsi-Mançester Siti 1-0)

Lexo

Blutë e Londrës kanë triumfuar në finale e Ligës së Kampioneve, 1-0 përballë Mançester Sitit, gol i Havertz 42′

Çelsi është kampion i Evropës, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve për herë të dytë në historinë e tij. Në finalen angleze të luajturnë Porto, ekipi i Tuchel mundi Mançester Sitin me rezultatin 1-0 falë një goli në minutën e 42-të nga Havertz në një vertikalizim perfekt të Mount. Siti i Guardiolës, në finalen e parë të këtij lloji, nuk arriti të reagojë përballë një organizimi perfekt nga ana e Bluve të Londrës.

Skuadra e Thomas Tuchel kishte një pjesë të parë shumë të mirë. Timo Ëerner humbi një mundësi të artë për të shënuar,  përpara se një pasim i shkëlqyer nga Mason Mount të vendoste Kai Havertz në kushtet e duhura për të kaluar Ederson dhe të dërgonte topin në portën e boshatisur në minutën e 42-të, 1-0, që mbylli dhe pjesën e parë.

Në një pjesë të dytë të tensionuar, Siti bëri një numër ndryshimesh për të provuar dhe ndryshuar modelin e lojës, por nuk arriti të krijonte një mundësi shënimi. Nga ana tjetër, Christian Pulisic humbi një mundësi  për të dyfishuar epërsinë e Çelsit në minutën e 62-të, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.

Gjithsesi, skuadra e Tuchel arriti të ruajë avantazhin deri në fund, duke u kurorëzuar kampion i Europës për herë të dytë, pas asaj të vitit 2012 ku mundi Bajernin pas gjuajtjeve të 11-metërshave.

Statistikat

Çelsi është skuadra e tretë angleze e aftë për të fituar Ligën e Kampionëve në më shumë se një rast, pas Liverpulit (2004/05 dhe 2018/19) dhe Mançester Junajtid (1998/99 dhe 2007/08). E ka ngritur katër herë trofeun, nga pesë finale të luajtura, mes Ligës së Kampioneve (në 2011/12 dhe 2020/21) dhe Ligës së Europës (në 2012/13 dhe 2018/19).

Çelsi është ekipi kundër të cilit Pep Guardiola ka humbur më shumë ndeshje si menaxher në të gjitha garat (tetë), duke gjetur humbje në të tre ndeshjet e tij të fundit kundër Bluve. Përveç kësaj, klubet e vetme të tjera që ai ka humbur tre ndeshje radhazi në karrierën e tij menaxheriale janë Real Madrid (2012-14) dhe Liverpul (2018).

Thomas Tuchel është trajneri i tretë gjerman që fiton Ligën e Kampionëve në tre sezonet e fundit (Jurgen Klopp 2019, Hans-Dieter Flick 2020) – hera e parë që Kupa e Kampioneve / Liga e Kampioneve është fituar në tre sezone radhazi nga tre menaxherë të së njëjtës kombësi që nga viti 1981/82 (Brian Clough, Bob Paisley, Tony Barton).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img