Friday, September 20, 2024

Konferencë Ligë: Kualifikohen Roma, Leicester, Marseja e Fejnord

Lexo

Luhen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve për Konferencë Ligë. Në gjysmëfinale: Roma-Leicester dhe Marsejë-Fejnord. Roma anullon makthin Bodø Glimt dhe fluturon për në gjysmëfinalen e Konferencës së Ligës. Verdhekuqtë dominuan në ndeshjen e kthimit çerekfinale, 4-0 në Olimpico dhe anulojnë humbjen 2-1 të pësuar në Norvegji. Mbrëmja magjike e të besuarve të Mourinhos nis me vulën e Abrahamit pas vetëm 5′ dhe vijon me tripletën e Zaniolos, në 23′, 29′ dhe 49′. Roma do të përballet me Leicesterin për të garuar për një vend në finale. Anglezët nga ana e tyre kanë arritur një fitore 2-1 në fushën e PSV Eindhoven. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Zahavi 27’. Maddison 77’ dhe Pereira 88’ kthyen gjithçka në favor të Leicester.

Olympique Marseille dhe Feyenoord do të luajnë gjysmëfinalen e dytë të Konferencës së Ligës. OM fitoi 1-0 në fushën e Paok falë golit të Payet në minutën e 34-të. Feyenoord fitoi 3-1 në fushën e Slavia Prague. Holandezët kaluan në avantazh me Dessers pas 2′, barazimi i Traore në minutën e 14-të, më pas sërish Dessers në minutën e 59-të shënoi golin e kualifikimit. Sinisterra mbylli llogaritë në minutën e 78-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img