Monday, March 2, 2026

Konflikti në vendin aziatik pas sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit, Irani është i rrezikuar seriozisht të përjashtohet nga Botërori 2026. Diskutohet për ekipin që do ta zëvendësojë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Irani është i rrezikuar seriozisht të përjashtohet nga Botërori 2026. Konflikti në vendin aziatik pas sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit imponojnë zgjedhje që në plan të parë kanë shpëtimin e jetës së njerëzve dhe sporti kalon në sfond.

Edhe vetë drejtuesit e Federatës iraniane e shohin pa shpresë pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Atëherë natyrshëm lind pyetja: kush do ta zëvendësonte Iranin në Kupën e Botës? Për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga FIFA, që organizon eventin në SHBA, Kanada dhe Meksikë prej 11 qershorit.

Sipas disa burimeve jo zyrtare, do të ishte Iraku që do të kualifikohej për në Grupin G, me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin. Me këtë skenar, Emiratet e Bashkuara Arabe do të zënë vendin e Irakut, aktualisht i përfshirë në Play-off kundër Bolivisë ose Surinamit.

Nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me mundësinë e një “ripeshkimi”, apo “ëild card” për ndonjë ekipi big, që mund të “digjet” në Play-off-in e marsit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img