Thursday, April 18, 2024

Korabi, brenda objektivave të sezonit, drejtori Mëziu i kënaqur me ecurinë e skuadrës dibrane

Lexo

Korabi i Peshkopisë, ishte padyshim një nga skuadrat protogoniste të fazës së parë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për grupin A të kategorisë së parë. Me një përformancë super pozitive në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë ku arritën të eleminojë edhe Tiranën e madhe, dibranët patën një përfaqësim mjaft të mirë edhe në kampionat. Humbja në ndeshjen e fundit me Dinamon, për të cilën ato kanë rezervat e veta në lidhje me gjykimin,  e largoi pak nga vendi i parë, por gjithsesi në kampin dibran janë optimist për realizimin e objektivave të tyre.  Në prononcimin e tij për Veriu Sport, drejtori sportiv i KF Korabi, Fehmi Mëziu përformancën pozitive që po bën Korabi në këtë sezon futbollistik ia faturon futbollistëve, stafit teknik me në krye trajnerin Dalipi, ndërkohë që nuk lë pa përmendur edhe Bashkinë e qytetit për mbështetjen që i ka dhënë skuadrës së futbollit. “ Mund të them se Bashkia e Peshkopisë me në krye titullarin e saj Dionis Ymeraj i ka qëndruar shumë pranë skuadrës, si në aspektin financiar si dhe atë moral”, thotë Mëziu duke shpresuar se një bashkëpunim i tillë i mirëfilltë do të vijojë të jetë prezent edhe gjatë periudhës në vazhdim për të mundësuar çuarjen e Korabit aty ku e meriton.

Sipas drejtorit Mëziu, ekipi ka pasur një ecuri të mirë gjatë pjesës së parë të sezonit, si në Kupë dhe Kampionat. Këtu ai veçon kualifikimin në Kupën e Shqipërisë duke eleminuar Tiranën nuk ka nevojë për koment. Ndërkohë, duke folur për kampionatin, përgjithësisht për Mëziun skuadra ka bërë mirë, por ndërkohë vazhdon të jetë akoma i mërzitur në lidhje me sfidën e fundit atë me Dinamon, ku sipas tij Korabi u ndëshkua nga gjykimi.  “Ishte një ndeshje që foli shumë për Korabin. Kjo, nisur nga statistikat e lojës dhe rastet e shumta në favor të ekipit tonë. Dinamo nuk mund të ngjitet në Superiore me 6 penallti në 8 ndeshje, të dhëna këto nga arbitrat tendenciozë që ndryshojnë komplet ritmin e lojës me dallaveret dhe aleancat që bën Barushi. Ndaj, gjej rastin që t’u bëj thirrje organeve kompetente të federatës që ta shohin me kujdes vijimësinë e kampionatit. Nuk mund të tallet një apo disa individë me djersën e djemve apo me komunitetin dibran”, thekson Mëziu.

Duke lënë pas këtë ndeshje që i përket fundit të vitit të kaluar, Mëziu flet për pritshmëritë e vitit 2021 duke përfshirë këtu edhe merkaton ku bën të ditur se në planet e tyre është ofrimi në skadër i dy-tre futbollistëve cilërore dhe me përvojë e mentalitet të kategortisë superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img