“Më të mirët e vitit” në RTSH-shpallet formacioni, trajneri, “Talenti i vitit”, dhe “Topi i Artë”

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

RTSH organizon për të dytin vitë me radhë Anketën e “Më të Mirëve” në sport duke e shndërruar tashmë në një traditë të këtij institucioni, i cili realisht në të 12-të muajt e vitit i kushton një hapësirë të konsiderueshme sportit. Përpos emisionit tradicional, të përjavshëm “Rubrika Sportive”, kanalet e shumta televizive dhe radiofonike transmetojnë gjatë të gjithë javës emisione të shumta sportive, si dhe aktivitete ndërkombëtare të të gjitha llojeve, europiane dhe botërore.

Referuar mbrëmjes së sotme “Gala”, aktiviteti i ndarjes së çmimeve nën drejtimin e moderatores së njohur sportive, Hygerta Sako përcolli shumë emocione teksa prezantoi fituesit e formacionit më të mirë të vitit 2020, trajnerin, “Talentin e vitit”, si dhe fituesin e “Topit të Artë”.

Nga sa bëhet e ditur, mënyra e përzgjedhjes këtë radhë ka qënë gjithëpërfshirëse. RTSH Sport ka kontaktuar me katër trajnerë që nuk ishin pjesë e aktivitetit për vitin 2020 për të dhënë emrat e tyre për formacionin dhe trajnerin e vitit dhe në bazë të votave është arritur tek fituesit. Po e njëjta proçedurë është zbatuar edhe për “Talentin e Vitit”, ndërkohë që për çmimin “Topi i Artë”, RTSH Sport kontaktoi 10 klubet e Kategorisë Superiore dhe trajnerët e kapitenët e ekipeve kanë përzgjedhur sipas tyre, Lojtarin më të mirë të vitit 2020.

Fillimisht është votuar për formacionin më të mirë të vitit 2020, ku në bazë të votave, portieri më i mirë është shpallur Ilion Lika. Mbrojtësi më i mirë i majtë, Lorenc Trashi, ndërsa si mbrojtësi i djathtë më i mirë është shpallur Albi Doka. Në qendër të mbrojtjes janë përzgjedhur Renato Arapi dhe Rustem Hoxha. Në mesfushë ka vend për Vesel Limaj, Idi Batha dhe Sherif Kallaku. Sulmi përbëhet nga Agustin Torrasa, Kyrian Nëabueze dhe Redon Xhixha. Trajneri më i mirë është shpallur Emanuel Egbo.

Më pas radha ka qënë për “Talentin e vitit”, lojtarin më të mirë për vitin 2020, ku në bazë të votave përkatëse, ky çmim ka shkuar për sulmuesin e Tiranës, Ernest Muçi.

Dhe, në mbyllje që është konsideruar edhe momenti më final dhe më pikant i të gjithë aktivitetit ka qënë shpallja e çmimit “Topi i Artë 2020”, ku në bazë të votave të të gjithë kapitenëve dhe trajnerëve të skuadrave që bëjnë pjesë në Kategorinë Superiore, fitues është shpallur mesfushori i Tiranës, Idriz Batha.

Organizatorët bëjnë të ditur se, të gjithë trofetë që u dhuruan gjatë ceremonisë së zhvilluar nga RTSH Sport janë përgatitur nga Argjendari “Pirro”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -