Sunday, November 24, 2024

Korabi, kërkon Superioren. Dibranët sfiduan Apoloninë në Play-Off”-in e kategorisë së parë. Beteja e radhës me Egnatian e vendit të tetë në Superiore

Lexo

Korabi i Peshkopisë kërkon kategorinë Superiore. Dibranët mundën Apoloninë në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së Parë me rezultatin 3-2, ndeshje kjo e zhvilluar pasditen e së hënës në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Ndeshja ka filluar me gol, kur Geci i ka kaluar dibranët në epërsi që në minutën e parë. Avantazh ky që nuk u pranua nga skuadra fierake, e cila u hodh e tëra në sulm duke gjetur shumë shpejt  golin e barazimit  në minutën e pestë me anë Krasniqit.

Shifrat e barabarta 1-1 qëndruan në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë, ndërkohë që 45 minutat e dyta është sërish Korabi që rigjen epërsinë në të 64-tën, me anë të Mziut. Për golin e tretë dhe të qetësisë ka menduar Marku që shënon për dibranët në minutën e 79-të. Në të 81-tën, Korabi mbetë me 10 lojtarë në fushën e lojës, pasi Duka merr kartonin e dytë të verdhë dhe del nga loja me karton të kuq.

Fierakët nuk dorëzohen, dhe në limitin e takimit shënojnë golin e dytë, me autor Diop. Gol që ngushton rezultatin në 3-2, gjithnjë për Korabin, por nuk ka më kohë, sepse gjyqtari kryesor, Erdorian Hamitaj, vërshëllen për mbylljen e të gjithë ndeshjes.

Me këtë fitore, tashmë Korabi do të vijojë ballafaqimet në kërkim të kategorisë Superiore, ku ndeshja e radhës është ajo kundër Egnatias së vendit të tetë në renditjes e Superiores. Një sfidë kjo e vështirë për Korabin, por që dibranët do të vijojnë të këmbëngulin për ta kaluar me sukses edhe përballjen me rrogozhinasit për të realizuar objektivin e kualifikimit në Superiore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img