Friday, April 19, 2024

Futboll Femra-Pas kampionatit, Vllaznia fiton edhe Kupën e Shqipërisë. Kueblutë mundën Tiranën në finale 7-0

Lexo

Vllaznia-Tirana   7-0

(Shënues: Gjini 7’, 8’, Doçi 18’, 68’,  Curraj 66’,  Vuksani59’, Autogol/ Kotare 64’)

Sezoni futbollistik 2021-2022, ka regjistruar një sukses të dyfishtë për Vllazninë e futbollit të femrave. Pas trofeut të 9-të të titullit kampion të fituar mesjavën e kaluar, futbollistet e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka, bënë të tyren sot edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, i cili edhe ky është i nënti për nga radha.

Një sukses ky që shkon patjetër edhe për presidentin e Klubit Futbollit Femra, Lazër Matija, financimet e të cilit prej shumë vitesh në futbollin e femrave janë shpërblyer me fitimin e 18 trofeve, 9 në kampionat dhe 9 në kupë. Por, gjithnjë pa lënë në harresë edhe përfaqësimet dinjitoze në anerën ndërkombëtare.

Sfida finale, Vllaznia-Tirana, u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Egnatia Arena” duke filluar nga ora 17:00.  Një ndeshje e dominuar në të gjitha drejtimet nga skuadra kluqeblu, e cila tundi plot 7 herë rrjetën e portës bardheblu.

Katër nga shtatë golat e sotëm për Vllazninë mbajnë firmën e Luçie Gjinit dhe Megi Doçit, të cilat shënuan nga dy herë. Nga një gol shënuan Curraj dhe Vuksani, ndërkohë që futbollistja bardheblu, Kotare shënoi një autogol në portën e saj.

Pas përfundimit të ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar ceremoninë e mbylljes së aktivitetit, ku ashtu si edhe në ceremoninë e “Loro Boriçit” ku Vllaznia u shpall kampione, edhe në këtë të sotmen e organizuar në stadiumin “Egnatia Arena”, ka qënë gazetarja dhe publicistja e njohur Anila Basha, e cila në cilësinë e antares së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, i ka dorëzuar trofeun e Kupës së Shqipërisë, kapitenes së Vllaznisë, Esmeralda Franja.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img