Wednesday, April 24, 2024

Volejboll-Vllaznia për femra dhe meshkuj, nesër mysafir në kryeqytet për tu ndeshur me Partizanin. Uniforma të reja për femrat

Lexo

Superliga e volejbollit për femra dhe meshkuj ka filluar pasditen e së premtes me dy çifet, Skënderbeu-Tirana, me një fitore të pastër 3-0 të korçareve për femra dhe Tiranës 2-3 për meshkuj.

Ndërkohë, që sipas programit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, java e parë e Kampionatit vijon të shtunën e 1 tetorit me tre çiftet e tjera, sipas këtij kalendari:

Femra: Barleti-Korabi, ora 14:00,  Partizani-Vllaznia, ora 16:00 dhe Teuta-Lushnja, ora 17:00 për femra

Meshkuj: Teuta-Erzeni, ora 15:00, Partizani-Vllaznia, ora 18:00, dhe Studenti-Elbasani, ora 20:00.

Vllaznia e femrave që drejtohet nga trajneri Besnik Lisha, vjen në këtë sezon të ri sportiv me një pamje krejt tjetër nga ajo e sezonit të kaluar. Falë organizimit të mirëfilltë të Shoqatës së Volejbollit Vllaznia për femra që drejtohet nga Florian Zekja, volejbollistet kuqeblu kanë konsumuar një fazë përgatitore shumë profesionale, në programin e së cilës kanë qënë të gërshëtuara ditët përgatitore të karakterit fizik si dhe ato teknik.

Bazuar në elementin që ka në dispozicion, përfshirë edhe tre volejbollistet e njohura ruse dhe bjelloruse, drejtuesit e stafit treknik si dhe presidenca janë deklaruar si pretendent kryesor për fitimin e titullit kampion. Megjithatë, kjo duhet parë në terren, kur të shtunën do të zhvillojnë ndeshjen e parë të kampionatit si mysafirë në kryeqytet përballë Partizanit.

Për t’u theksuar është se Vllaznia e volejbollit femra, e nis kampionatin e ri me inoforma të reja, të cilat janë dy të tilla. E para me dekorin karakteristik të klubit shkodran në vite kuqeblu, dhe e dyta me një kolor estetik shumëngjyrësh.

Sa i përket elipit të meshkujve që drejtohet nga trajneri Artan Kalaja, provën e parë e pati në Kupën e Federatës, ku edhe pse u eleminua, paraqitja e skuadrës ishte admiruese. Megjithatë, largimet e disa volejbollistëve, mes të cilëve edhe treshja Drinazi-Lloshi-Preka së fundmi, mund të japin një ndikim jo pozitiv, jo vetem në elementin e cilësisë, por edhe atij emocional.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img