Saturday, November 23, 2024

Kosova fiton miqësoren ndaj Armenisë me golin e Rashices. Suksesi i parë për trajnerin e ri Franco Foda

Lexo

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur mbarë vitin 2024 dhe epokën e re nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda. Në miqësoren e zhvilluar në Yerevan, Dardanët kanë shënuar fitore, me rezultat 1:0.

Kosova e dominoi pjesën e parë dhe arriti që të kalojë në epërsi në minutën e 25-të, kur Milot Rashica e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia. Paraprakisht Edon Zhegrova depërtoi nga krahu i djathtë, teksa goditja e tij qëlloi traversën dhe përfundoi te Rashica, i cili me qetësinë e duhur shënoi gol, që në fund doli të ishte i vetmi i kësaj ndeshjeje.

Pjesa e dytë kaloi në shenjë të presionit të vendasve, të cilët synoin golin e barazimit. Megjithatë, futbollistët dardanë nuk lejuan shumë hapësira dhe arritën ta menaxhojnë epërsinë e krijuar.

Miqësoren e dytë Kosova e zhvillon më 26 mars, në Budapest kundër Hungarisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img