Tuesday, May 14, 2024

“Kili ngjason me Spanjën, Cikalleshi është sulmuesi kryesor”, Pablo Zabaleta: Është bukur të kesh një lojtar si Muçi

Lexo

Zëvëndës-trajneri i Kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta foli në prag të sfidës miqësore me Kilin. Krahu i djathtë i Sylvinhos shpjegoi ka shpjeguar ndryshimin që u bë në sulmin kuqezi me Manajn nga minuta e parë, teksa theksoi se nuk do të kishte ndryshme në rreshtimin taktik.

Është një miqësore, por ne nuk futemi si në miqësore. Prej 10 vitesh nuk ka më miqësore. Të gjitha ndeshjet janë të mira mjaftueshëm, duam menatlitetin që të japim 100% në fushë. Është një skuadër e fortë dhe duam të bëjmë një paraqitje të mirë

Kishim 3 opsione në sulm, menduam që do të ishte një ndeshje e mirë për Manajn. Cikalleshi është sulmuesi kryesor, ka luajtur mbi 8 ndeshje hde e njohim. DUam të shohim edhe të tjerët. Manaj po luan mirë dhe të shohim çfarë do t’i japë skuadrës. Kemi disa lojtar të rinj që mund të japin shumë.

Kili është skuadër amerikane, luan mirë me topin, ka lojtarë me eksperiencë dhe shumë të mirë. Pak a shumë si Spanja, mban topin, agresive. Është skuadër e ngjashme me të tre kundërshtarët tanë në Europian.

Nuk ndryshojmë modul, 4 në mbrojtje, 2 mesfushor, 1 pas sulmuesit, 1 sulmues dhe 2 anësor. Kemi më shumë se 1 vit që luajmë kështu. Kërkojmë nga lojtart të rrisin performancën, kemi 3 muaj pushim. Punuam shumë me videoanalizë. Lojtarët e dinë çfarë kërkojmë. Shpresoj që këto miqëore të jenë të dobishme në këtë aspekt.

Ernest Muçi si 10sh te Besiktas? Edhe ne ashtu e shohim. Pas sulmuesit duke luajtur më në qendër. Por, ai luan në të dy krahët. Është shumë i mirë mes linjave, ka gjuajte shumë të mirë nga jashtë zone. Është bukur të kesh një lojtar si ai që shkon majtas-djathtas.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img