Ish trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, tashmë në krye të sëuadrës kosovare, Drenica që konkuron në kategorinë e Superligës Viktor Da Silva, ka marrë përsipër ta përforcoj skuadrën e tij te re me futbollistë, të cilët i ka pasur në dispozicion gjatë kohës që drejtonte kuqeblutë.
Bëhet fjalë për mesfushorin kuksian Fjoart Jonuzi, i cili kaloi edhe një përvojë në radhët e bardhebluve të Tiranës, si dhe sulmuesin brazilianin, Viktor Da Silva, i cili së fundmi ishte pjesë e Partizanit.
Njoftimet zyrtare të FC Drenica
FC Drenica ka kënaqësinë të ju njoftoj për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin e mirënjohur, Fjoart Jonuzi!
29-vjeçari vjen nga ëampionati shqiptar (Abissnet Superiore), ku së fundmi ishte pjesë e Dinamo City. Jonuzi sjell në “Bajram Aliu” një eksperiencë të jashtëzakonshme, duke pasur në CV-në e tij ekipe elitare si:
KF Tirana
KF Vllaznia
FK Kukëësi
SC Gjilani
KF Laçi
Jonuzi do të jetë një “motor” i rëndësishëm në mesfushën tonë për arritjen e objektivave të klubit.
Mirë se vjen në shtëpinë e re, Fjoart! Na priftë e mbara!
………………
Klubi Futbollistik Drenica ka kënaqësinë të ju njoftoj për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin brazilian, Victor Da Silva. 31-vjeçari vjen në “Bajram Aliu” si një përforcim i rëndësishëm për repartin e sulmit, duke sjellë me vete eksperiencë ndërkombëtare.
Karriera: Së fundmi, Da Silva ishte pjesë e FK Partizanit në kategorinë superiore. E kaluara e tij është mjaft e suksesshme, dukëe u formuar dhe luajtur për klubin e njohur italian, Chievo Verona dhe Brescia. Ai gjithashtu ka shkelqyer te Vllaznia e Shkodrës dhe Nasaf Qarshi.
Klubi i dëshiron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuq e zi!
Mirësevjen, Victor!
Me ardhjen në krye të trajnerit gjerman Tomas Brdariç, FC Drenica, synon që në pjesën e dytë të sezonit futbollistik, paraqitjet e saj për tifozërinë kuqezi të jenë në mënyrën më të mirë dukë pasur objektiv futjen në zonën Europiane.



