Friday, November 22, 2024

Kosovë-Rikthehet “Mjeshtri i ngjitjeve në Superligë”, Vushtria me projekt ambicioz i beson shkodranit, Samuel Nikaj. Së bashku me të priten edhe futbollistë cilësorë shkodranë

Lexo

Shkodrani Samuel është ndër trajnerët më të preferuar në Kosovë. Kudo ku ka punuar ka lënë gjurmë, ndaj është kjo arsyeja që kërkesat dhe preferenca për të punuar me të janë të shumta. Falë rezultateve që ka arritur më parë duke ngjitur skuadra të tilla si Flamurtari i Prishtinës dhe Vushtria nga kategoria e parë në Superligë, Nikaj është emërtuar si mjeshtri i kualifikimit të skuadrave në Superligë. Një gjë të tillë e bëri mjaft mirë edhe në kampionatin shqiptar me Kastriotin, ndërkohë që në sezonin që lamë pas e ngriti Burrelin e kategorisë së parë si asnjëherë tjetër në nivelet optimale të kualifikimit në Superligë, por problematika e ndeshjeve të fundit, kryesisht me gjykimin, ia mohoi matjanëve një gjë të tillë.

Në të tilla kushte, ofertat ndaj Samuel Nikajt në këtë merkato verore ishin të shumta, qoftë në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë. Por, mes disa skuadrave që e donin, Nikaj vendosi t’i thotë “po” Vushtrisë. Dhe kjo, e ka një arsye, sepse me këtë skuadër ka kaluar ditë shumë të mira. I respektuar nga drejtuesit e klubit, presidenca, dhe sidomos tifozëria e cila e ka brohoritur jashtë mase për kontributin dhe suksesin e dhënë për skuadrën e këtij qyteti.

Pas largimit të Samuel Nikajt nga drejtimi i Vushtrisë, klubi në fjalë kaloi ditë vështira duke zbritur edhe nga kategoria. Por, tashmë ndërtimi i kryesisë së re me investitor seriozë dhe të fuqishëm, klubi synon rikthimin në nivelet e kërkuara të futbollit kosovar. Dhe, me Nikajn, ato besojnë shumë se do t’ia arrijnë këtij qëllimi.

Njoftimi i klubit

“Kryesia e re në krye me z.Agim Malokun qysh në ditën e parë të punës, arrinë marrëveshje me Samuel Nikaj, dhe Labigole!

Ikona e qytetit që i dha gjithëçka klubit dhe specialisti i sukseseve për rikthim në superlige sot u kthyen në klubin tonë të zemrës aty ku e ka vendin. Me profen, Samuel Nikaj dhe kapitenin legjendar Labinot Osmani klubi ynë po fillon rrugën e rikthimit në majat e futbollit kosovar.

Që të dy së bashku edhe me shumë tjerë që do të jenë pjesë e FC Vushtrria do të kthejnë gëzimin në qytetin tonë.

Kryesia e re ka plane konkrete që klubi ynë i zemrës të merr formën e duhur dhe që i gjithë qyteti të jetë në stadiumin e qytetit “Ferki Aliu”.

Forca jonë tifozeria e flakt do të jetë gjithashtu motivi jonë shtesë për përkushtim maksimal.

#Urime #Vushtrri, bashkë do të tregojm se qyteti ynë është vatra e futbollit kosovar.”. Kjo është deklarata që klubi i Vushtrisë ka publikuar zyrtarisht në faqen e klubit duke besuar shumë në arritjen e objektivit të tij.

Nga sa mësohet, së bashku me trajnerin Samuel Nikaj drejt Vushtrisë pritet të udhëtojnë edhe disa futbollistë cilësorë shkodranë për të kontribuar në ngjitjen e FC Vushtrisë në Superligë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img