Friday, April 26, 2024

Alpinizëm- Klubi Taraboshi dhe Alket Camaj, më të mirët e Kampionatit Kombëtar të Kacavjerrjes Sportive

Lexo

Alpinizmi, si një ndër sportet me një traditë të hershme ka dhuruar vazhdimisht emocione në garat dhe kampionatet e zhvilluara në vite. Por, garat e fundit që Federata Shqiptare e Alpinizmit organizoi në Gjipe ishin krejt të veçanta. Këtë radhë, konkurimi ishte në disiplinën e Kacavjerrjes, e cila për nga interpretimi në terrenin malor është mjaft i vështirë. Gara, të cilat zhvillohen për herë të parë, ndaj edhe federate përkatëse e ka klasifikuar si kampionatin e parë të Kacavjerrjes në vendin tonë.

Pjesë e këtij kampionati ishte edhe ekipi i Klubit Taraboshi Shkodër, me një formacion simpatik alpinistësh, si mjekja e njohur Lindita Haxhiaj që mban edhe postin e presidentes së klubit Taraboshi, Ludovik Zefi,  Kastriot Faci dhe Alket Camaj.

Në një prononcim për Veriu Sport, antari i kryesisë së klubit Taraboshi,  Kastriot Faci, i cili ishte edhe konkurues në garë, bëri të ditur se pas marrjes së ftesës nga ana e Federatës Shqiptare të Alpinizmit, Taraboshi Shkodër, e mendoi pjesëmarrjen modeste. Por, realisht, antarët e Taraboshit ishin më të mirët e krejt aktivitetit, pasi ndonëse terreni ishte mjaft i vështirë ngjitja e alpinistëve shkodranë mori vlerësime shumë pozitive nga ana e organizatorëve.

Nga gjiri i klubit Taraboshi doli edhe kampioni kombëtar, Alket Camaj, një emër ky që më herët spikat si kampion i hipizmit shqiptar, ndërkohë që në vazhdim pasionin e tij për sportin e ka përqëndruar në sportin e alpinizmit. Shkodrani Camaj është regjistruar kështu si kampioni i parë i Kampionatit Kombëtar të Kacavjerrjes sportive në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img