Sunday, November 24, 2024

Kristian Asllani kërkohet me insistim nga Fiorentina, por Interi e refuzon

Lexo

Ish-lojtari i Empolit, Pratali, mik i ngushtë i Asllanit, zbulon një sfond të merkatos së verës: “E donin me titull definitiv”

Fiorentina tentoi të blejë Kristjan Asllanin në verë, duke i bërë një ofertë të konsiderueshme Interit. Kjo është historia e rrëfyer nga Francesco Pratali, ish-mbrojtësi i Empolit, por mbi të gjitha mik i ngushtë i mesfushorit dhe familjes së tij (“E kam njohur që kur ishte dy vjeç”).

Gjatë një interviste për faqen e internetit FcInterNeës, Pratali tha: “Nga ajo që di unë, Fiorentina donte të blinte kartonin e tij. Violët i kishin përcjellë Interit një ofertë të rëndësishme, diçka e favorshme, nuk është se donin ta mernin falas, përkundrazi.

“Por klubi zikaltër nuk pranoi, ndaj do të thotë se ata besojnë te lojtari, pikërisht sepse nuk donin të humbnin kontrollin mbi të. Unë shpesh flas me të ose me babain e tij. Kristjani kujdeset shumë për Interin dhe dëshiron të përpiqet me gjithçka që mundet për t’ia dalë me fanellën e zikaltërve. Është ëndrra e tij, ai do të përpiqet me gjithë energjinë e tij”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img