Sunday, May 19, 2024

(Video) Basketbollisti amerikan Craig Lamont Sabb, firmos për Vllazninë: Erdha për titullin kampion!

Lexo

“Dritë jeshile” tek Vllaznia e basketbollit meshkuj. Në Shkodër ka mbërritur një basketbollist i huaj. Bëhet fjalë për amerikanin Craig Lamont Sabb i cili është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Damian Bekteshi duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin shkodran.

Nga sa bëhet e ditur, basketbollisti i ardhur nga Amerika luan në rolin e play-makerit, një pozicion që pritet t’i shërbejë shumë skuadrës kuqeblu për ndeshjet e kampionatit të ri, pasi Vllaznisë i mungon një organizator i mirëfilltë.

Në prononcimin e tij të parë si basketbollist i Vllaznisë , amerikani Craig Lamont Sabb shprehet i kënaqur që i është bashkuar skuadrës kuqeblu, ndërkohë që bën edhe një prezantim të shkurtër për karrieren e tij sportive.

“Sapo kam ardhur në Shkodër dhe më ka pëlqyer vendi. Kam luajtur në Karrolinën e Veriut dhe atje kam fituar dy kampionate. Luaj në pozicionin e organizatorit. Ndonëse për Vllazninë nuk kam shumë informacione, unë do të mundohem të bëj më të mirën time për këtë skuadër”, thotë Craig.

Në sezonin e ri sportiv që pritet të nis së shpejti basketbollisti amerikan thotë se do të japë kontributin e tij maksimal që Vllaznia të marrë rezultate pozitive. Madje, shprehet se në Shkodër ka ardhur për të fituar titullin kampion, gjë që ia premton edhe tifozërisë shkodrane.

“Plani im për këtë sezon është të luajë për një titull kampion dhe kontributi im për Vllazninë do të shkojë për ta fituar titullin kampion. Tifozëria e këtij qyteti me aq sa kam parë më ka pëlqyer dhe mezi po pres të nis bashkëpunimin, qoftë me klubin, lojtarët por edhe me tifozërinë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme për këtë sezon sportiv.”

 (Video) Prononcimin e plotë të basketbollistit amerikan të Vllaznisë, Craig Lamont Sabb, mund ta ndiqni në faqen tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img