Thursday, April 25, 2024

Kriza tek Kukësi, Hallaçi e kërkon kthesen me Vllazninë!

Lexo

Pozita e kukësianve në këtë moment të kampionatit është më e dobëta e viteve të fundit. Nga një skuadër e ndërtuar për titull ka përfunduar në vendin e gjashtë me 17 pikë. Krahasuar me Vllazninë që kryeson kampionatin me 29 pikë, diferenca është në 12 pikë, çka në pamje të parë, në aspektin moral Kukësi e ka të vështirë ta mendojë kreun. Megjithatë, përballja e nesërme përbën një shans në vetvete për verilindorët që në rast fitoreje, jo vetëm të ndalin kuqeblutë, por edhe të fillojnë ngjitjen në tabelë. Krahas të tjerave, në kampin kukësian besojnë edhe tek përvoja e trajnerit Hallaçi që më herët ka qënë edhe një ish futbollist i Vllaznisë, gjë që në një farë mënyre e paraqiti në ndeshjen e fazës së parë të luajtur në “Loro Boriçi” kur në cilësinë e trajnerit të komanduar arriti të fitojë me rezultatin 2 me 4. Por, tashmë, ndonëse ka marrë zyrtarisht frenat e komandës si trajner i parë, gjërat janë më ndryshe, pasi përballë do të ketë një Vllazni potente, padyshim më të mirën e dhjetë viteve të fundit. Megjithatë, në konferencën për shtyp dhënë një ditë përpara ndeshjes, Rrahman Hallaçi është optimist për një rezultat pozitiv.

“Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta sepse duhet shumë sforco dhe të hyjmë me ego. Ndaj Vllaznisë është ndeshje shumë e vlerësuar nga ana jonë sepse vijmë nga disa rezultate jo të mira. Vllaznia ka bërë mirë dhe ka entuziazëm, por edhe ne po punojmë për të rritur sa më shumë moralin e skuadrës. Kemi bërë mirë, duhet pak kujdes sepse përballë kemi një skuadër me kualitet, por i kemi mundësitë për të dalë nga kjo situatë. E di mirë se çfarë loje do të jetë nesër, do jetë ndeshje e luftuar, por të mos harrojmë se edhe ne kemi një organikë të mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatet e duhura, por ky është futbolli dhe të ecim përpara. Kemi vuajtur në sulm, por edhe në mesfushë edhe mbrotje, por të gjithë bashkë do ia arrijmë të dalim nga kjo situatë. Nuk është shkëputur ndokush dhe të themi se ka mbaruar gara. Skuadra është ndërtuar për trofe, por nuk jemi dorëzuar, një fitore nesër ndaj Vllaznisë e bën çdo gjë të hapur. Të jemi të qetë, i kemi thënë skuadrës se nuk duhet të jenë në presion dhe s’duhet të merren me rezultatin, Me këtë merrem unë dhe përgjegjësitë bien mbi mua. Me qetësi e kalojmë këtë ndeshje, kam plotësisht besim te skuadra. Do të afrohen 3-4 lojtarë cilësore. Kukësi nuk ka dalë nga objektivat dhe këtë e them me bindje, është skuadër e re, kanë ardhur shumë blerje, por nuk është justifikim. Nuk mund të dalim më në një ndeshje pa pikë dhe duhet shumë kujdes sepse Vllaznia me meritë është në vendin e parë. Të bëjmë gjërat në fushë sa më mirë dhe të shohim ndeshjen e fundit. Vllaznia po bën maksimumin, po jep më të mirën. Por marr shembull Kukësin, në momentin që bie në krizë e shikon sesa vlerë ka. Dua ta shoh edhe Vllazninë në një minikrizë dhe të shoh se në ç’gjendje do të jetë”, u shpreh tekniku kukësian Rrahman Hallaçi në konferencën për shtyp dhënë në pragndeshjen, Kukësi-Vllaznia që luhet të premten në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 18.00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img