Në barazim 0 me 0 është mbyllur kryendeshja e javës së tetë në Kategorinë e parë, ajo në mes Burrelit dhe Dinamos. Sfida e luajtur sot në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit është shoqëruar me një luftë shumë të fortë sportive, ku të dy ekipet e kanë kërkuar me ngulm fitoren tre pikëshe. Edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes, matjanët e drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj ishin dominues të takimit duke e kërkuar me ngulm golin e avantazhit, ai nuk doli në dritë në ansjë moment duke shpërdoruar kështu një mundësi të mirë për të kapur kreun e tabelës sëklasifikimit. Për një gjë të tillë luftoi fort edhe Dinamo, por edhe ajo mbeti në shifrën zero të golave të këtë ndeshje duke nëshkruar kështu barazimin me rrjeta të paprekura 0 me 0. Një barazim, që në pamje të parë duket se i shkon më shumë përshtat dinamovitëve, të cilët e shohin veten në krye të tabelës së klasikimit me 17 pikë, një pikë më shumë nga Korabi i vendit të dytë, ndërkohë që Burreli është në vendin e tretë me 15 pikë. Në një farë mënyre, Dinamo duket e kënaqur nga rezultati në transferten e Burrelit, edhe nga statusi që ka postuar në rrjetin social FB, ku në profilin zyrtar të klubit shkruhet:
“Përfundon ndeshja në Burrel.KS Burreli 0-0 FK DINAMO. Një pikë me vlera në një transfertë të vështirë që na mban në krye të renditjes. Ecim përpara me kokën lart.”
Nga ana tjetër, ndonëse kishte objektiv fitoren, edhe Burreli duket i kënaqur nga barazimi përballë një skuadre me emër si Dinamo, e cila në pragndeshje ishte shprehur e sigurt për një fitore në këtë ndeshje.
“Nuk jemi Barcelona por nuk mund të marrësh fitore në Burrel! Forca çuna!”, është statusi tjetër nga kampi matjan që publikut në faqen zyrtare të klubit sportive Burreli.