Friday, September 20, 2024

Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, Argjentina mund Venezuelen 3-0

Lexo

Argjentina ka marrë fitoren e radhës në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, teksa në stadiumin e Boka Juniors, “La Bonbonera”, ka mundur 3-0 Venezuelën. Një ndeshje spektakolare, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa prania e Lionel Mesit i ka dhënë të tjera ngjyra bardhekaltërve në përpjekjet e tyre pse jo për të qenë edhe Kampion Bote në Katar. Argjentinasit kanë kaluar në avantazh në të 35’ me anë të Gonzales.

Në pjesën e dytë, në harkun kohor të tre minutave, dy futbollistë të Paris Sen Zhermen ngrejnë peshë tifozerinë e shumtë argjentinase. Fillimisht Di Maria në të 79’ dhe më pas dhe Mesi në të 82’ e në përfundim 3-0. Java e fundit e kualifikueseve të zonës së Amerikës së Jugut për Kampionatin Botëror “Katar 2022” luhet e gjitha në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, teksa në RTSH 1, RTSH 2 dhe RTSH Sport, në ora 01:30, do të vijnë Bolivi – Brazil, Ekuador – Argjentinë dhe Kili – Uruguaj.

Tanimë luhet vetëm për vendin e pestë, që do të bëjë Play-off me zonën e Oqeanisë për të shkuar në Botërorin e Katarit, ndërsa zyrtarisht janë kualifikuar Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img