Sunday, December 22, 2024

Kukësi bën mrekullinë, eliminon Partizanin me penallti dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës!

Lexo

Partizani-Kukësi 0-1(Shënues: Hasaj 22’) Penalltitë 3-5

Partizani:Qirko,Hadroj,Sota(Mikuliç 116), Preka,Buxhelaj(Atanaskoski 60),Murataj,Maget,Mehmeti(Ismaili 45),Taipi(Bintsuka 83),Cara,Mba Trajner:Orges Shehi

Kukësi:Tafas,Reçi(Duka 90),Lala,Zhongo,Selita,Lleshi,Mingo,Hasaj(Zenunaj 76),Salami,Beshiraj(Murati 76),Solodovnikov(Oliveira 90+4) Trajner:Bledar Devolli

Gjyqtarë:Laver Alla,Devis Korreshi,Marjus Qose(Lushnje),Daniel Vrapi(Tiranë) Var:Klodian Prenga Avar:Feliks Kolleshi Delegat:Petrit Brahja(Tiranë) Vëzhgues:Fiqiri Haxhiraj(Tiranë)

Kukësi bën mrekullinë,fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë,me Hasaj dhe Tafas që ishin protagonistët absolutë të ndeshjes që u vendos nga penalltitë,me skuadrën e Devollit që fitoi 5-3.

90 minutat nuk mjaftuan,kjo pasi Kukësi fitoi minimalisht 0-1,ashtu si Partizani që kishte fituar sfidën e parë në Kukës me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Taipit.

Pjesa e parë nisi shumë mirë për “verilindorët”,me Kukësin që diktoi ritmin,ndërsa u shpërblye në minutën e 22-të falë golit spektakolar të Hasajt.

Goli ndryshoi humorin e Partizanit,që provoi të reagonte, me Taipin dhe Carën që kërkuan golin e barazimit,por pa sukses dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë,të dyja skuadrat krijuan rastet e tyre,ndërsa Mba i shkoi pranë golit,por nuk ia doli të kalonte pengesën e fundit portierin Tafas.

Më pas Taipi ishte pranë golit,por ishi i kësaj sfide nuk gjeti koordinatat e duhura të portës së verilindorëve,me topin që preku edhe traversën.

Me kalimin e minutave Kukësi mendoj vetëm për mbrojtjen,teksa pavarësisht volumit Partizani vuajti mungesën e saktësisë përpara portës dhe ndeshja shkoi në shtesë.

Në minutën e 93-të Tafas bëri heroin për verilindorët,ndërsa të besuarit e Orges Shehit vizituan rregullisht portën e Tafas edhe në minutat pasuese.

Gjithsesi,në fund asgjë nuk ndryshoi dhe koha shtesë nuk solli asnjë ndryshim në rezultat,teksa gjithçka u vendos pas serive të penalltive,ku Kukësi fitoi 3-5.

Tafas ishte heroi për Kukësin,me portierin që ndaloi Atanaskoskin,i cili ishte i vetmi që gaboi,e më pas portieri mori guximin për të shënuar nga pika e bardhë.

Për kryeqytetasit shënuan Mikulic, Cara dhe Murataj,ndërsa Zhongo,Tafas,Lleshi,Mingo dhe Salami u treguan të gjithë të saktë,duke çuar Kukësin në gjysmëfinale,në një sezon shumë të vështirë në kampionat.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img