Monday, May 20, 2024

(Video) Intervista-Zv.Trajneri Gjon Kola: Vllaznia U14 është për titull, por kryesorja është përgatitja e elementit me perspektiv

Lexo

Vllaznia U-14 e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Gjon Kola, e nisi me fitore fazën e dytë të Kampionatit Kombëtar të futbollit të moshave për kategorinë e moshës 14-vjeçare. Në përballjen me Labërinë, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi”, Vllaznia U-14 fitoi me rezultatin e pastër 3-0, falë golave të shënuar nga Heldi Kopliku, Nikolas Gjoni dhe Arbes Lekaj. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për Veriu Sport, zëvendëstrajneri i kuqebluve, Gjon Kola, shprehet i kënaqur për fitoren dhe lojën e ekipit të Vllaznisë.

Profesor Gjoni, një dominim total i skuadrës tuaj, urime për fitoren

Faleminderit, është ndeshja e tretë radhazi që ekipi jonë regjistron fitore. Ekipi po shprehet mjaft mirë në fushën e lojës duke demonstruar atë që ka marrë në proçesin stërvitor në drejtimin e stafit teknik që kryesohet nga Brikeno Bizi. Fitorja ndaj Labërisë 3-0, e cila vjen pas asaj 5-0 ndaj Apollos, tregon lojën sulmuese që skuadra e jonë zhvillon në fushën e lojës. Krahas kësaj, kjo fitore e mban Vllazninë U-14 në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit, vetëm dy pikë larg kreut si dhe duke lënë pas të shkëputur ekipet e tjera.

Çfar ishte diçka më e veçantë në ndeshjen e sotme, kush funksiunoi më mirë?

Mendoj se skuadra u shpreh mirë sot në fushën e lojës. Në pjesën e parë këmbëngulëm shumë, por humbëm shumë raste duke mos arritur të shënojmë. Ndryshe ishte pjesa e dytë, në të cilën futbollistët tonë u zhbllokuan, fillimisht me një penallti të shndërruar në gol, dhe më pas edhe dy gola të tjerë njëri pas tjetrit. Në vazhdim patëm edhe raste të tjera për ta thelluar avantazhin, që do të thotë se ekipi prodhon lojë dhe rste, por duhet akoma më shumë punë në fazën finalizuese të golit.

Aktualisht jeni në vendin e dytë të renditjes me 27 pikë, vetëm dy pikë më pak se sa ekipi privat i Tiranës, Triumf me 29 pikë. E synona Vllaznia titullin kampion?

Objektivi i Vllaznisë U-14 është që të përmbushë me sukses edhe fazën e tretë të kampionatit dhe vitin e ardhshëm skuadra e jonë të luajë në Superligë, pasi sivjet jemi në kategorinë e parë, që do të thotë se ne do të dalim në vend të parë patjetër duke u shpallur kampion i këtij sezoni futbollistik.

Profesor Kola, ju keni një bashkëpunim të ngushtë prej disa sezonesh me kolegun tuaj Brikeno Bizi, ndërkohë që në stafin tuaj kohët e fundit është shtuar edhe trajneri i portjerëve Bujar Celufaj. Si funksiunon stafi?

Stafi funksiunon shumë mirë, kemi edhe mjekun që na qëndron gjithmonë gati. Profesor Brikeno, mundohet gjithmonë t’i japë maksimumin çdo fëmije në fushën stërvitore. Po ashtu edhe trajneri i portjerëve Bujar Celufaj që po stërvit mjaft mirë dy portjerët tanë, dhe të gjithë së bashku po kontribuojmë për një qëllim, fitimin e titullit kampion dhe kalimin në Superligë sezonin e ardhshëm futbollistik.

Natyrshëm që objektivi i titullit është njëra anë, por në të tilla mosha, kryesisht synimi është për të nxjerrë sa më shumë element të perspektives. Në ekipin tuaj, dalloni që ka element të tillë?

Po, e drejtë është, objektivi nuk është thjesht për të dalë kampion, por më tepër për të nxjerrë një brez lojtarësh që të furnizojnë ekipet e moshave më të mëdha deri tek skuadra e parë, sepse për hirë të së vertetes, këtë vitë vemendja ndaj Akademisë ka qënë shumë më e madhe se vitet e mëparshme.

Faleminderit profesor Kola dhe suksese skuadrës tuaj!

Faleminderit nga ana e juaj.

Intervistoi: Gaspër MARKU

(Video) Intervistën e plotë në video me zv.trajneri e Vllaznisë U14 Gjon Kola, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img