Saturday, December 21, 2024

Kukësi, jo vetëm eleminohet nga Kupa, por edhe ndëshkohet nga Komisioni i Disiplinës për sjellje të gabuar të tifozëve

Lexo

Kukësi ka dalë dy herë i humbur nga Kupa e Shqipërisë. Megjithë përpjekjet maksimale të verilindorëve të drejtuar nga Rraman Hallaçi, ndeshja e luajtur të martën në stadiumin “Kukës Arena” me Teutën është mbyllur me eleminimin e Kukësit nga kompeticioni i Kupës.

Por, përpos kësaj, si rezultat i hedhjes së sendeve në fushën e lojës nga ana e tifozëve vendas, Kukës është  ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës me gjobë financiare.

Vendimet zyrtare të Komisionit të Disiplinës

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Elbasani, Fabjan Tartari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina sh.a, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img