Friday, April 26, 2024

(Video) Superliga Volejboll Femra-Vllaznia, vijon serinë e fitoreve. Mund, 3-0 Teuten dhe rikonfirmon vendin e katërt në renditje

Lexo

Vllaznia-Teuta 3-0(25-16, 25-14, 25-9)

Vllaznia: Klodeta Zhivani, Paola Gjyshja, Klea Miloti, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Liridona Kodra, Sara Malaj, Daniale Kodra. Trajner Dorjan Tafa

Teuta: Marinela Bici, Kleandra Matoshi, Adela Prrenjasi, Amelia Domi, Sara Beqja, Emi Hitaj, Xhoana Lazaj, Flavia Memolla, Altea Begeja. Trajner: Edmomd Jazexhi.

Gjyqtarë:  Endri Zguri, Enri Zenullari. Në sekretari: Luled Doniku

Vllaznia në volejboll për femra, ka vijuar me fitoren e radhës. Pas Lushnjes në shtëpi dhe Korabit në transfertë, sot skuadra kuqeblu ka regjistruar fitoren e tretë radhazi.

Volejbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneri Dorjan Tafa, kanë pritur në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës ekipin durrsak, Teuta, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar të Superligës.

Me një formacion ku spikasin vajzat e reja 17-18 vjeçare, si Paola Gjyshja, Klea Miloti, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Sara Malaj, dy motrat Liridona dhe Daniela Kodra, të udhëhequra nga kapitenia me përvojë Klodeta Zhivani, Vllaznia e nisë mjaft mirë ndeshjen, teksa fiton setin e parë me rezultatin 25 me 16.

Vllaznia vijon të luajë mirë edhe në setin e dytë, të cilin e fiton me shifrat, 25 me 14 duke e thelluar avantazhin me sete, 2 me 0. Epërsia kuqeblu vijon të jetë e pranishme edhe në setin e tretë. Madje, në këtë set, volejbollistet mysafire nga Durrësi duken të dorëzuara, teksa nuk arrijnë të shkojnë më tepër se deri tek pika e nëntë ndaj 25 të Vllaznisë, që duke e fituar edhe këtë set, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër, 3 me 0.

Me këtë fitore, skuadra kuqeblu shkon në kutën e 21 pikëve duke vijuar të mbajë vendin e katërt të tabelës së klasifikimit. Java e ardhshme, e cila është e fundit për fazën e dytë të Superligës së volejbollit femra e gjen Vllazninë të luajë në transfertë me ekipin Barleti Volej, që është edhe ekipi rivalizues për vendin e katërt.

Me përfundimin e ndeshjeve të javës së ardhshme, mbyllet gara e dy fazave të kampionatit, ku më pas katër skuadrat më të mira të kampionatit, fitojnë të drejtën të ndeshen në fazën finale Play-Off për të përcaktuar ekipin kampion të sezonit.

(Video) Vllaznia-Teuta, Superliga Volejboll Femra, 3-0. Pamje nga ndeshja-17 mars 2023-Pallati i Sportit “Qazim Dervishi, Shkodër

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img