Shkodrani Nelson Hysa, fiton me nokaut ndaj afrikanit Meroro dhe mbron titullin e UBO. Gjerdanin e kampionit, ia dorëzon kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Lexo

Sonte, ora 20:45, Poloni-Shqipëri. Trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi në konference shtypi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për...

(Video)Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë dhe zhvillon seancën e fundit në stadiumin “PGE Naradoëy”- Euro 2024, të hënën, ora 20:45, Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet...

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat...

Boksieri shkodran Nelson Hysa ka mbyllur me sukses duelin në boksin profesionist, teksa ka mundur me nokaut kundërshtarin e tij afrikan, Vikapita Meroro.  Dueli mes Hysës dhe afrikanit Meroro, ishte në kuadrin e Turneut Ndërkombëtar të boksit profesionist, “Grushti i Hekurt”, i organizuar pasditen e sotme në sallën e lojrave “Feti Borova” të Tiranës.

Përpara se mbërrinte tek kjo ndeshje, të cilën organizatorët duke e vlerësuar si më të rëndësishmen, e kishin planifikuar të fundit, janë zhvilluar edhe dhjetë ndeshje të tjera, mes të cilëve spikaten edhe tre boksierët shkodranë, Senad Drini, Armando Grishaj dhe Arjon Kajoshi.

Kështu, dueli në mes boksierit shqiptar Muhamed Qamili dhe Maradiagas nga Nikaragua, ndeshje me gjashtë raunde, nxori fitues Qamilin.

Me fitore e mbylli ndeshjen e tij edhe boksieri shkodran Armando Grishaj duke sfiduar kundërshtarin e tij, Stanislav Gudz, i cili si rezultat i breshërive të Grishajt, u tërhoqnë raaundin e dytë.

Një tjetër shkodran, Arjon Kajoshi del fitues përballë kundërshtarit të tij, Ivans Levickis. Ndeshje kjo që zgjati në gjashtë raunde, por që në fund Kajoshi del fitues me rezultatin 3-0.

Përmes kësaj atmosfere fitoresh, publiku i pranishëm priti me ovacikone supersfiden e mbrëmjes së sotme, atë në Nelson Hysës, që vjen pas një bilanci pozitiv, 6 ndeshje, 6 fitore duke pasur përballë afrikanin Vikapita Meroro, me një karriere të pasur prej 45 ndeshjesh profesioniste.

E cilësuar si ndeshja kryesore e mbrëmjes, sfida në fjalë e planifikuar për duel 8 raundesh e gjykuar n ring nga arbitri shkodran, Oltion Kraja, nuk zgjati më shumë se tre raunde, sepse si rezultat i presionit dhe breshërive të goditjeve të Hysës, afrikani Vikapita Meroro bie në tapet.

Këtu mbyllet ndeshja, pasi afrikani nuk arrin të ngrihet brenda sekondave të rregullores, madje si rezultat i peshës së goditjeve, është dashur ndërhyrja e stafit mjekësor për të normalizuar situatën e Meroros.

Fitorja i takon shkodranit Hysa, e shtata radhazi në boksin profesioinist. Fitore kjo rikonfirmon  mbrojtjen e titullit UBO, të clën Nelsoni e feston me flamurin shqiptar, ndërkohë që në ceremoninë zyrtare, gjerdanin e titullit, ia dorëzon kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -