Kukësi triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Fitore e rëndësishme për verilindorët, që hedhin një hap drejt kualifikimit në finale.
Sfida u zhbllokua nga Mingos në minutën e 19-të, me mesfushorin që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e bardhebluve.
E njëjta situatë edhe në minutën e 59-të, kur përfiton Solodovnicov, për të shënuar të dytin.
Për Tiranën bëhet gjithçka e vështirë, ndërsa do të kërkojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit pas 3 javësh.