Sunday, October 13, 2024

Osmani: Humbja minimale na jep shpresë për ndeshjen e kthimit

Lexo

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas humbjes minimale në gjysmëfinalen e parë në Kupë.

Osmani deklaroi se humbja minimale, jep shpresë për ndeshjen e kthimit.

Duke marrë parasysh ngjarjet në fushë, ishte një humbje minimale që na jep shpresa për ndeshjen e kthimit. 10 minutat e para e nisëm mirë, pjesën e parë u tërhoqëm në atë bllokun që luajmë në kampionat pa tendencë për të shkuar para. Provuam të rrezikonim, por diçka nuk funksionoi dhe totalisht u orientuam në mbrojtje.

Dy lojtarët e ndëshkuar me të kuq, janë të rëndësishëm dhe mendojmë lojën tjetër. Do mundohemi t’i zëvendësojmë. Mendoj se kemi alternativa për të mos ua ndjerë mungesën.

Duhet të jemi pozitiv pasi edhe pse janë 2 lojtarë të rëndësishëm, është një lojë tjetër ku duhet të jemi solid. Nuk duhet të bëjmë ato gabime që bëmë deri te kartoni i kuq.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img