Tuesday, May 7, 2024

Kukësi-Teuta 2 me 3. Pesë gola në 45 minuta. Durrsakët marrin tre pikë të rëndësishme, trajneri i Kukësit paralajmëron dorëheqjen

Lexo

Durrsakët e Teutës të drejtuar nga trajneri shkodran, Edi Martini morën sot një fitore shumë të rëndësishme duke mundur Kukësin e fortë me rezultatin 2 me 3 duke u ngjitur në krye të renditjes.

45 minuta të çmendura për fitoren e kampionëve dhe një humbje të pamerituar e deri diku të pakupteshme për Kukësin. Ndeshje e çmendur në Elbasan ku drama dhe festa u konsumuan njëkohësisht brenda një fraksioni loje ku u shënuan 5 gola dhe kampionët triumfuan 3-2 në ndeshjen më të zhurmshme të këtij sezoni. Ritëm frenetik që në frymën e parë ku kampionët gjetën golin me anë të Albano Aleksit që gjeti mundësinë për të kalibruar të majtën.

Gol që shkundi skuadrën e Longos sepse Kukësi mori frenat e sfidës dhe gjetën rrjetën 5 minuta më pas kur braziliani Correira devijoi finalizimin e kroatit Basha. Ndeshje e çmendur në Elbasan ku gostia e mbrëmjes së bollshme sapo kishe filluar. Kukësi i mori mirë masat e fushës por moldavi Puntus nuk arriti të bënte më shumë pas një dhurate të Ndrecës, duke “ngrënë” një gol pothuajse të sigurt. Ishte çështje kohe që të regjistrohej edhe një tjetër gol që e shënuan verilindorët me Gjelbrim Taipin, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit të akorduar me ndihmën e sistemit VAR.

Rokadë në rezultat që nuk do të ishte e vetmja në këtë pjesë të parë. Teuta e transformuar dhe e zemëruar nga errësira që e pushtoi për 25 minuta, reagoi me Sebino Plakun, i cili bëri qëndërsulmuesin tipik duke vendosur barazpeshën. Ritëm  i pabesueshëm në “Elbasan Arena” ku kishte kohë edhe për një gol tjetër. Koumbemba me portën e boshatisur riktheu në avantazh “Djemtë e Detit” duke rikthyer qetësinë në kampin durrsak.

Pas stuhisë vjen qetësia dhe e tillë ishte ndeshja në minutat e para të pjesës së dytë. Pushimi e uli ritmin e skuadrave dhe Kukësi nuk arriti të reagonte. VAR-i zbuloi pozicionin milimetrik të Bashës në rastin e golit të gjashtë të sfidës ku protagonist u bë sërish braziliani Correira. Ndeshje me një ytyrë tjetër pasi Teuta humbi terren të vazhdueshëm duke ia lënë inisiativën Kukësit që pati një tjetër mundësi të artë për të barazuar por Gjelbërim Taipi shpërdoroi në mënyrë të pabesueshme.

Minutat deri në fund u konsumuan mes nervozizmit dhe mungesës së qartësisë ndërsa Kukësi regjistron disfatën e parë sezonale. Në këtë mënyrë, Teuta ngjitet në krye të klasifikimit bashkë me Tiranën por bardheblutë kryesojnë zyrtarisht për shkak të golavarazhit në favor.

Ndërkohë, që në kampin durrsak ka festë për marrjen e kryesimit të garës, në kampin kukësin ka problem. Duket se humbja e ka mërzitur jo pak trajnerin Longo, i cili në konferencën e shtypi të dhën pas ndeshjes ka dhënë sinjale largimi nga drejtimi i skuadrës.

“Nuk e di nëse do të jem këtu për të përmirësuar. Është një moment që duhet të jemi të qetë. Duhet të flasim për situatën dhe reflektojmë të jemi më të qetë dhe diskutojmë, të gjithë duhet të diskutojmë diçka. Duhet të jemi të qetë, të kemi kujdes e diskutojmë me klubin. Nuk kam asgjë kundër klubit, jam i lumtur për klubin. Do të falënderoj presidentin Gjici se më është dhënë kjo mundësi. E thashë edhe një herë që të jemi të qetë dhe të mendojmë për këtë situatë”, është shprehur ndër të tjera trajneri i kuksianëve, Diego Longo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img