Sunday, November 24, 2024

Kukësi-Vllaznia, sot ora 18.00 në “Elbasan Arena”, teknikët ekspozojnë formacionet e mundshme, mësohet edhe trupa gjykuese

Lexo

Emocionet e supersfidës së javës së 14-të të Superiores së futbollit shqiptar sa vijnë dhe shtohen, ku pas rreth 4 orësh në “Elbasan Arena” starton beteja e shumë pritur nga të gjithë. Përgatitjet në fushën stervitore i kanë mbyllur që pasditen e djeshme, ndërkohë që teknikët përkatës kanë dispozicion edhe pak orë për t’i shfrytëzuar në drejtim të ndonjë luhatje që mund të kenë për emrat që do të nxjerrin në fushë nga minuta e parë.

Megjithatë, burimet zyrtare nga kampet përkatëse bëjnë të ditur se janë dhënë verdiktet në lidhje me formacionet, që gjithësesi deri në momentin e zbritjes në fushën e lojës, i lind e drejta të bëjnë edhe ndonjë lëvizje taktike.

Ndryshimet tek Vllaznia janë të detyrueshme duke qënë se kapiteni Gurishta dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj janë të pezulluar për arsye kartonash. Madje, janë deklaruar edhe zëvëndësuesit e tyre, Kruja në të djathtë të mbrojtjes për Gurishtën dhe Kalaja në sulm për Hoxhajn, ndërkohë që pritet se çfar do të bëjë tekniku Brdariç me brazilianin Viktor Da Silva, i cili pas rikuperimit ka udhëtuar me skuadrën në Elbasan.

Nga ana tjetër, edhe tek kampi kukësian, janë të detyruar të bëjnë ndryshime për arsye të ndëshkimit me kartonë, siç është rasti i Besir Demirit në mesfushë, të cilin tekniku Hallaçi ka menduar ta zëvendësojë me Albin Gashin. Ndërkohë, që për pjesën tjetër të formacionit nuk pritet të ketë lëvizje.

Nëse në lidhje me formacionet e mundshme, edhe mund të ketë ndonjë surprizë të fundit, ajo që është zyrtare ka të bëjë me trupen gjykuese, e cila në këtë ndeshje kryesohet nga lezhjani Eldorjan Hamiti, një nga gjyqtarët ndërkombëtar që mban stemën e FIFA-s.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img