Wednesday, December 11, 2024

Fatos Lamaj, tifozi kuqeblu nga Gjirokastra që ka pasion gazetarinë sportive!

Lexo

Prania e e një gjirokastriti në Shkodër në atë ditë të rënduar me reshje shiu për të bërë tifo për Vllazninë në sfidën me Teutën e Durrsit, e ka bërë Fatos Lamajn një personazh shumë të njohur për ambientin kuqeblu. Fotot që shoqërojnë shkrimin flasin vetë për pasionin e madh që ai ka për futbollin dhe kryesisht për Vllazninë, për të cilën prej kohësh është deklaruar si tifoz kuqeblu. Por, krahas kësaj, për ato që nuk e njohin nga afër, bëjmë me dije se Fatos Lamaj është edhe një pasionant shumë i madh për gazetarinë sportive. Në Gjirokastër dhe rajonin përreth ai bashkëpunon me shumë medie duke i furnizuar me informacion të shkruar, ndërkohë që drejton një emission sportiv tre herë javë, shumë i ndjekur për rajonin që mbulon. Bashkëpunimet dhe komentet e tija kanë qënë të vazhdueshme edhe me emisionin “Studio Sport” në RTSH Shkodra, jo vetëm për futbollin, por edhe për tema të ndryshme të sportit shkodran.

Emocionet e një dite shkodrane…

“Brenda ambjenteve të “Loro Boriçit”, si një tifoz dhe mik i lumtur dhe i qeshur si gjithmonë, krenar që isha pjesë e një tifozërie të flaktë, dhe pse ambjenti ishte i ftohtë sepse mungonte lojtari i 12(tifozët) gjithçka tjetër perfekte.

Doja të shihja ata tifoz shkodran që ofenduan kur un dola publikisht kundra Suad Licit dhe administrates së tij, pse nuk flisni tani? Ku është Suad Lici, ai djali shkodran që stradhëtonte kurrë Shkodrën? Çfar arriti Vllaznia kur ai ishte administrator? E pra duhej patjetër që diçka të ndryshonte dhe kjo ndodhi, gjithçka u ndryshua dhe Vllaznia është në krye”, shkruan Lamaj në rrjetin social.

Krenar që është tifoz i Vllaznisë

Dhe, më tej vijon: “Çdo tifoz ndjek ekipin e tij të zemres qoft nga stadiumi Brenda, qoftë nga tarracat apo dhe ndonjë lokal, por tifozët e vertet qëndrojnë me ekipin në çdo moment i hidhur apo i lumtur qoft ai. “Loro Boriçi ” është mitiku i futbollit shqiptar dhe meriton një tifozëri të tillë që të mos ndahet kurrë nga ekipi në të mirë dhe në të keq, por jam i lumtur që mes tifozërisë të vertet të jenë njerëz të përkushtuar, njerëz që nuk luajn me nervat e kundërshtarit, me njerëz që dinë të presin e përcjellin çdokënd që vjen në Shkoder. Jam krenar që jam mik dhe njëkohësisht tifoz i një qyteti plot kultur, plot humor dhe me njerëz të mrekullueshëm, respekt për çdo tifoz shkodran”.

Dhe, mbresat e gjirokastritit Fatos Lamajn për Shkodrën, nuk kanë të mbaruar, teksa në vijim shkruan: “Ditët me shi nuk duken në një ambient si Shkodra ku bashkohet qielli me tokën, ku të gjithë janë vetem Vllaznia, do të kthehem vite pas për të kujtuar Vllazninë e famshme të Rragamit, Zheges, Bizit, Ndojës, Zmijanit, Sinanit dhe kohët e fundit, Salihi, Gurishta, pa harruar njeriun që po rikthen në majat më të larta Vllazninë, njeriun e nderuar Alban Xhaferi si dhe njeriun kokëulur dhe puntor, njeriun që ka luajtur në gjermani tranjerin Tomas Brdaric, emocjonet e ndeshjeve nga mitiku “Loro  Boriçi” i përcjellë njeriu që jep shpirtin në koment, njeriu që kurrë sbën dallim se kush luan, por flet realitetin që ndodhë, njeriu mikëprites dhe miku jem, komentatori Edmond Dibra, dhe pse reshje të medha shiu përjetuam emocione të mëdha jashtë stadiumit. Sa më shumë fat për Vllazninë, si gjithmonë me këmbë të mbarë!”

Opinioni i Lamajt për pragndeshjet e javës së 14-të

“Java e 14-të,  java europiane, Vllaznia me hapin e kryesuesit përballet me Kukësin që mes ndryshimeve të mëdha kërkon të mbaj ritmin për të shkuar në Europë. Teuta dhe Bylis ndeshen në “Niko Dovana”, janë me dy kahe të kundërta, Teuta për kreun dhe Bylis të largohet nga fundi. Ndërsa në kryeqytet Tirana kampione në fuqi do të jetë  përball hirushes së kampionatit, Kastriotit luhet për për ndryshuar rrjedhen e kampionatit dhë për ta zbukuruar atë. Laçi kërkon të vazhdojë fitoret radhazi përball një kundershtari të lehtë në letër, por jo në fushë. Partizani i ndeshjeve të mëdha përballë Skenderbeut të rrënuar, dy ekipe që janë në luftë me kohën për të kapur trenin e Europes dhe trenin që të mban mes më të mirëve. Zonja në krye, me petkun e kampionit, Vllaznia e të gjithëve, djepi i futbollit….“Hije të ka kreu, vendi ty të shkon, krenohet gjithë atdheu, se ti je kampion”!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img