Mesjava ka rezervuar tre takime shumë të rëndësishme. Kupa e Shqipërisë luan dy duelet e para gjysëmfinale, si dhe ndeshjen e prapambetur të Superiores, Dinamo-Teuta.
Sektori i garave pranë FSHF-së ka vendosur që dy përballjet gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, Egnatia-Vllaznia dhe Kukësi-Tirana të nisin në orën 15:00. Ndërkohë, menjëherë pas përfundimit të tyre, në orën 18:00, do të nis sfida tjetër mes Dinamos dhe Teutës, e prapambetur për Superioren.
Që të tre këto përballje, amatorët e futbollit do të kenë mundësinë t’i shijojnë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në ekranin e MCN TV, ndërkohë që menjëherë pas ndeshjes do të jenë analizat dhe komentet në studion e Skaner MCN TV nën moderimin e gazetarit të mirënjohur, Gerti Çarçani, shoqëruar edhe me intervistat e trajnerëve direkt nga stadiumet përkatëse.
Konkretisht, sipas programacionit të MCN TV, sfida e Rrogozhinës, Egnatia-Vllaznia do të transmetohet në ekranin e MCN TV, ndërsa ajo e Kukësit. Kukësi-Tirana, në MCN 24. Ndërsa, sfida e prapambetur në Superiore, mes Dinamos dhe Teutës, do të transmetohet në ekranin e MCN 24.