Friday, May 3, 2024

(Video) Volejboll Femra-Para Play Off, Vllaznia fiton ndeshjen e parë në transfertë me Barletin. Kualifikimi vendoset në ndeshjen e dytë në Shkodër

Lexo

Barleti-Vllaznia 2-3(18-25,  25-20, 21-25, 25-17, 13-15)  

Formacioni i Vllaznisë: Sarah Beci, Xhesika Kaçi, Paola Gjyshja, Stela Agolli, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi,  Manuela Sierra, Elira Rukaj, Marjana Ndou, Sthefany Miguel, Katherine Saundes, Liridona Kodra. Trajnere: Nora Deda

Pas ndeshjes së fundjavës së kaluar me Lushnjen në Shkodër, ku Vllaznia e volejbollit të femrave fitoi pastër me rezultatin 3 me 0, vajzat e drejtuara nga trajnerja Nora Deda dhe kolegu i saj Ardian Dodani, kanë nisur ndeshjet Para “Play Off”.

Sipas renditjes, dy skuadrat e para të renditjes Skënderbeu dhe Partizani e kanë siguruar konkurimin në fazën Play Off, ndërkohë që katër skuadrat e tjera, Tirana, Barleti, Vllaznia, Pogradeci rë renditen nga vendi i tretë deri në të gjashtin do të luajnë në Para “Play Off”

Tirana-Pogradeci dhe Barleti-Vllaznia, janë dy çiftet Para “Play Off”, prej ku do të dalin dy skuadrat kualifikuese për t’iu bashkuar dyshes Skënderbeu, Partizani, duke formuar pastaj dy çiftet gjysëmfinaliste te kampionatit, Play Off.

Mbrëmjen e së martës, Vllaznia luajti ndeshjen e parë Para “Play Off” duke u ndeshur në transfertë me Barletin. Sfida e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” është shoqëruar me një rivalitet të madh.

Skuadra kuqeblu e nis më mirë ndeshjen duke fituar setin e parë 18-25, kundrapërgjigjet Barleti duke fituar setin e dytë 25-20. Barazimi me seti, 1-1, rihap ndeshjen, duke parë sërishmi Vllazninë në avantazh 1 me 2 teksa fiton setin e tretë 21-15. Reagimi i Barletit është i menjëhershëm ku pas fitores në setin e katërt, barazon rezultatin me sete ne 2 me 2.

I gjithë ky rivalitet vazhdon të jetë edhe shumë më i madh në setin e pestë, setin final ku vendoset fati i skuadrës fituese. Pas shumë barazimeve radhazi, volejbollistet kuqeblu të dirigjuara në fushën e lojës nga kapitenia, Sarah Beci, fitojnë ngushtë, 13-15, duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e seteve 2 me 3.

Në këtë mënyrë, Vllaznia e drejtuar nga trajnerja Nora Deda, hedh hapin e parë drejt kualifikimit në fazën Play Off, por, për të marrë bileten e gjësëmfinalistes duhet të mposhtë Barletin në ndeshjen e dytë që zhvillohet të premten në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Në rast kualifikimi, Vllazninë e pret ballafaqimi në gjysëmfinale me Skënderbeun, aktualisht skuadra më në formë e Superligës së volejbollit femra. Ndërkohë, që fituesja e çftit tjetër Para “Play Off”, Tirana-Pogradeci do të ndeshet në gjysëmfinale me Partizanin.

(Video) Pamje nga ndeshja, Barleti-Vllaznia, Supërliga volej femra, ndeshja e parë Para “Play Off”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img