Sunday, December 7, 2025

Kupa e Shqipërisë-KF Shiroka dinjitoze në Burrel, por matjanët kualifikohen në Turin e Dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Burreli-KF Shiroka  3-1(Shënues: Murra 14’, Hoti 30’, Rrapi 82’ / Ogungbire 52’)

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka vënë përballë dy skuadra veriore, Burrelin dhe KF Shirokën. Ndonëse me diferenca, me matjanët vendas të drejtuar nga trajneri i njohur Samuel Nikaj, pjesë e Kampionatit të kategorisë së parë dhe pretent për Superiore dhe Shirokën e ardhur nga kategoria e tretë që këtë sezon fitoi të drejtën të luajë në të dytën, ballafaqimi në fushën e lojës ka qënë disi i barabartë mes të dyja skuadrave.

Matjanët fituan me rezultatin 3 me 1 duke u kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, por për hirë të së vertetes, me atë që u pa në fushën e lojës, Shiroka e drejtuar nga Tatangelo dhe Mani, është shfaqur dinjitoze në këtë sfidë. Madje, pas avatazhit 2-1 për vendasit, shirokasit kanë tentuar disa herë për të barazuar rezultatin, por pa ia arritur qëllimit, sepse përvoja dhe kualitetet matjane kanë bërë të veten duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 1 në favor të tyre dhe njëherazi duke prerë biletën e kualifikimit në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Referuar kronikës së lojës pjesa e parë është mbyllur me shifrat 2-0 në favor të Burrelit me golashënues Murra dhe Hoti, përkatësisht në minutat 14’ dhe Hoti 30’. Ndërkohë, me fillimin e pjesës së dytë janë shirokasit që shënojnë me anë të Ogungbire 52’ duke e ngushtuar rezultatin në 2-1, gjithnjë në favor të Burrelit. Goli i tretë që vulosi përfundimisht fitoren e matjënëve shënohet në minutën e 82’ me autor Rrapin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img