Wednesday, November 19, 2025

Surprizon Basania. Barazim 2-2 në kohën e rregullt, Skënderbeu vendas e përmbys në shtesë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skënderbeu-Basania 5-2(Golat:Ukiçi 8, ‘65’, Ramos 97’, Nasto 111’, Tajo 113’/Toma 50’, Zefi 88’)

Kartonë të verdhë: R. Gjini 89’/H. Shimaj 85’

Skënderbeu:Dervishaj,Emanuel(Çuçka 64),Ramos,Nasto,Hasaj(Salim 64),Ukiçi(Korçari 86),Opong(Shkëmbi 77),Vangjeli,Zenullari(Shaqe 64),R.Gjini,Tajo Trajner:Ernest Gjoka

Basania:Harusha,Hoxhaj,J.Gjini,Mila(H.Shimaj 71),Nikshiqi,Leka(Çelepia 81),Lesha,Elbasani(Çezma i 81),Marashi(Zefi 66),E.Shimaj,Toma(Puka 71) Trajner:Dervish Haxhiosmanoviç

Gjyqtarë:Florjan Hysa(Burrel),Dejvi Tafaj,Kleanthi Hitollari,Erges Bala(Tiranë)  Delegat:Renato Rrapo(Korçë) Vëzhgues:Fatos Korreshi(Lushnje) 

Skënderbeut i jan dashur minutat shtesë për të siguruar kualifikimin ndaj Basanias,në një ndeshje që fillimisht u mor lehtë nga kampi korçar,por që rezultoi shumë më e vështirë sesa pritej.

Ekipi mik që mbulon zonën e Bushatit në Shkodër u tregua i organizuar dhe luftarak gjatë gjithë 90 minutave të kohës së rregullt.

Në krahun tjetër trajneri i Skënderbeut vendosi të aktivizonte pothuajse të gjithë lojtarët e formacionit të dytë,duke nisur nga porta e deri në repartet e tjera.

Megjithatë korçarët hasën në një skuadër që ishte mjaft e mbyllur në mbrojtje dhe e rrezikshme në kundërsulm.

Skënderbeu kaloi në avantazh që në minutën e 8-të me golin e sulmuesit Ukiçi.

Ndërsa ky gol mbeti në fuqi përgjatë pjesës së parë edhe pse të dyja skuadrat patën disa tentativa drejtë portës por pa saktësia e lojtarëve bëri që rezultati të mos ndryshoj.

Pjesa e dytë nis me tjetër ritëm për miqtë dhe është sulmuesi Toma që përfiton pas një pasigurie të mbrojtjes së Skënderbeut dhe dërgon topin në rrjetë.

Pas golit të barazimit loja bëhet mjaftë interesante madje skuadrat nxitohen në finalizim të aksioneve dhe mundësive të pakta që u jepen para portës.

Fundi i kohës së rregullt të 90-të minutëshit u bë tepër interesant duke sjellë rivalitet të fortë sportiv madje dhe dy gola,nga një për secilin ekip.

Fillimisht në minutën e 86-të jan korçarët që rikthejnë epërsinë,por sërish reagimi i Basanias ishte i menjëhershëm,me Zefin që barazoi në minutën e 88-të,duke dërguar ndeshjen në shtesë.

Në kohën shtesë Skënderbeu tregoi superioritetin e tij fizik dhe teknik,ku gjatë 30 minutave shtesë,korçarët shënuan tri herë me anë të mbrojtësve Nasto në shtesën e parë prej 15-të minutash.

Ndërsa në shtesën e dytë ishte mbrojtësi Ramos dhe sulmuesi Tajo në harkun kohor të dy minutave që i çuan shifrat në 5-2 në favor të Skënderbeut, duke vulosur kualifikimin dhe duke shuar çdo shpresë të miqve për një surprizë të madhe.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img