Luftëtari-Oriku 2-0(Golat:Zani 26’, Ziaj 45+2’)
Kartonë të verdhë:Th.Puci 88/Metani 10,Buxhelaj 32
Luftëtari:Moreno,Brahimi,Zaimi,S.Puci(Nika 76),Çelkupa,Frashëri,Solomon(Bashari 51),Ziaj(Mukoj 76),Zani(Isteri 60),Stërling(Th.Puci 51),Cereni Trajner:Besmir Shabani
Oriku:Anderson,Buxhelaj,Kapo(Gjoka 46),Bregova,Zholi(Disha 46),Klark,Mezani,Kasaj(Dalanaj 46),Metani(Llojaj 37),Shkreli(Mirani 54),Kamberaj Trajner:Sherif Idrizaj
Gjyqtarë:Rigert Zeneli,Maldin Sina,David Moçka,Dashnor Veizaj(Lushnje) Delegat:Shkëlqim Ali(Delvinë) Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)
Mjafton vetëm një pjesë për të mar kualifikimin për në turin tjetër. Oriku i pa fuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e takimit.
Luftëtari mer një fitore mjaftë të rëndësishme në stadiumin “Gjirokastra” përballë Orikut.
Dy gola të shënuar në 45 minutat e para të ndeshjes nga lojtarët e Luftëtarit me anë të dy sulmuesve Zani dhe Ziaj.
Fillimisht është Oriku që kërkon të gjej hapësira në zonën e Luftëtarit madje në një moment pretendon dhe për një kartonë të kuq pas një take të ngritur nga S.Puci ndaj sulmuesit Shkreli,por kryesori Zeneli e shikon si të rregullt aksionin.
Më pas është Luftëtari që mer frenat e lojës në dorë dhe Zani dhe Ziaj vallëzojnë mes mbrojtësve miq por goditja drejtë portës nga ata nuk përfundon në rrjetë.
Kur kishte kaluar gjysma e pjesës së parë është Zani që lëviz mjaftë mirë brenda zonës dhe më pas godet saktë duke kaluar në avantazh Luftëtarin.
Ritmi i lojës nuk bie dhe Oriku kërkon me futbollistët Kamberaj dhe Shkreli të gjej kuadratin e portës së Moreno por nuk ja arrijnë një gjë të tillë.
Luftëtari pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin por Ziaj i ndodhur brenda zonës prirtazi me portën godet në mënyrë të gabuar duke e nxjer topin përmbi tra.
Ndërsa pritej vërshëllima përfundimtare e pjesës së parë është Ziaj që korrigjon shënjestër dhe pas topit të mar brenda zonës nuk fal me një goditje tokazi duke gjetur golin e dytë për Luftëtarin.
Teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për Luftëtarin. Pjesa e dytë solli një lojë tepër agresive nga të dyja skuadrat dhe nuk prodhoj asnjë rrezik në portat respektive.
Luftëtari mori disa inkursione me anë të futbollistëve Cereni,Isteri dhe Bashari ndërsa Oriku u përgjigj në krahun tjetër me anë të lojtarëve Dalanaj,Llojaj dhe Kamberaj të cilët u munduan të ndryshojnë diçka por nuk arritën dot të ndryshonin shifrat e kësaj ndeshje.
Të dy trajnerët Shabani i Luftëtarit dhe Idrizaj i Orikut kryen të gjitha zëvendësimet por që ritmi i lojës nuk ndryshoj.
Ajo që mungoj në pjesën e dytë ishte rruga e rrjetës,e cila solli dhe një mërzitje në radhët e tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Përfundimisht Luftëtari fiton me shifrat 2-0 përballë Orikut ndërsa në turin tjetër do të gjejë skuadrën e Laçit.
Fatos LAMAJ



