Ndeshjet e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më datë 4 mars. Sipas venmdimit të marrë nga sektori i garave, katër ndeshjet e kthjimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen në një ditë, por në orare të ndryshme.
Kështu, dy duelet e para Vllaznia-Bylis dhe Partizani-Elbasani do të luhen në orën 16:30, ndërkohë që dy të tjerët: Egnatia-Teuta dhe Dinamo-Tirana në orën 19:30.
Kujtojmë që në sfidat e para çerekfinale, Vllaznia ka fituar në transfertë me rezultatin 0 me 1. Po kështu, fitore në takimet e para kanë realizuar edhe Partizani ndaj Elbasanit 1-0, Egnatia ndaj Teutës 2-1 dhe Dinamo ndaj Tiranës 2-0.
Kalendari i ndeshjeve të kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Bylis (1-0) ora16:30
Partizani-Elbasani (1-0) ora 16:30
Egnatia-Teuta (2-1) ora 19:30
Dinamo-Tirana (2-0) ora 19:30
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para



