Saturday, April 20, 2024

Kupa e Shqipërisë në Çiklizëm. Vllaznia me probleme financiare, por me paraqitje dinjitoze

Lexo

Kupa e Shqipërisë në Çiklizëm që këtë edicion u zhvillua në qytetin e Korçës me logon “Korça 2022” u shoqërua me shumë probleme organizative për ekipin e Vllaznisë. Situata financiare është ajo që vazhdon të shoqërojë për të dytin vitë me radhë ekipin e çiklizmit Vllaznia.

Megjithatë, edhe pse çdo gjë në pjesëmarrje është bërë e mundur me shpenzime personale, çiklistët e Vllaznisë kanë arritur të bëjnë një përfaqësim dinjitoz në garat dy ditore të zhvilluara në Korçë. Një shqetësim ky që është ngritur për mediat nga ana e trajneri kuqeblu, Leonat Kola.  Një gjë të tillë e bën të ditur në prononcimin për mediat,

Referuar programit të garave, në ditën e parë, një paraqitje shumë të mirë ka bërë çiklisti shkodran Flavio Venomi, fitues i vendit të parë në kategorinë e juniorëve me kohen 2 ore 40 min e 23 sekonda. Ndërsa, për kategorinë Elitë U-23, çiklisti kuqeblu, Marçelo Kola është renditur në vendin e tretë pas Olsion Veliajt të Tiranes dhe Marolino Hoxha të Apollonisë që merituan dy vendet e para.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img