Thursday, April 25, 2024

Tjetër sukses i atletes Luiza Gega, kualifikohet në finalen e 3000 m me pengesa

Lexo

Atletja e talentuar shqiptare, Luiza Gega kualifikohet në finalen e garës së 3000 m me pengesa në Botërorin e atletikës që po zhvillohet në Oregon. Gega arriti të dalë e treta në baterinë e dytë të kësaj gare ku ishin të përfshira konkurentet më të mira të kësaj gare. Në perfundim të garës, Gega arrin kohën 9’14″91 duke u renditur e treta në baterinë e saj.

Një tjetër rezultat i mirë i arritur nga atletja shqiptare që e sheh veten tashmë në finalen e garës së 3000 m me pengesa, ku do të konkurojë midis 15 më të mirave të botës. Më 20 korrik do të jetë finalja.

Sezoni i saj ka qenë fantastik, ndërsa ka regjistruar dy rekorde kombëtare në 3000 metra me pengesa, si dhe ka marrë dy trofe.

Pa harruar dhe rekordin mesdhetar në Oran po në të njëjtën garë. 9’20”79 në Mançester. 9’15”48 në Hengelo të Holandës, që shënoi rekordin e parë kombëtar në 3000 metra me pengesa. 9’17”89 në Krajovë, atje ku do të ishte Kampione e Ballkanit. 9’14”29 Kampione dhe rekordmene e Mesdheut.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img