Kompeticioni i Kupës së Shqipërisë, mëson sot dy skuadrat finaliste. Kush do të jenë ato? Finalistet në fjalë do të dalin në përfundim të ndeshjeve të dyta gjysmëfinale që luhen pasditen e sotme, në Shkodër dhe Tiranë: Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Kukësi, sfida këto, të cilat që të dyja nisin në orën 18:00.
Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Egnatian, e cila vjen me avantazhin e fitimit të ndeshjes së parë në Rrogozhinë 1-0. Ndërsa në stadiumin kombëtar “Air Albana”, Tirana pret Kukësin e avantazhuar me fitoren e ndeshjes së parë në Kukës 2-0.