Ka filluar me gola ndeshja në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Të parët kanë qënë kuqeblutë e Vllaznisë që kanë shënuar në minutën ne 10-të Autor i golit për kuqeblutë është shqiptari me banim në Tuz të Malit të Zi, Kristian Vulaj.
Kundrapërgjigjen menjëherë vendasit, të cilët arrijnë të barazojnë rezultatin në minutën e 19-të me golin e shënuar nga braziliani Fernando në minutën e 19-të. Flamurtari-Vllaznia 1-1.
Kuqeblutë e drejtuar nga Mirel Josa e kanë nisur lojën me këto futbollitë: Qarri, Gurishta, Juriç, Shehi. Hakajn, Kruja, Alivoda, Çoba, Jonuzi, Vulaj, Kaina.