Vllaznia e nis me humbje Kupën e Shqipërisë, mundet në Vlorë nga Flamurtari 2-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia nuk e ka filluar aspak mirë konkurimin në Kupën e Shqipërisë. Pasditen e sotme ajo është ndeshur në transfertë me Flamurtarin e Vlorës, takim ky për llogari të ndeshjeve të para të turit të parë.

Ashtu siç është komentuar edhe më heret, edhe pse skuadra vlonjate këtë sezon futbollistik luan në kategorinë e parë, madje e ardhur nga kategoria e dytë e sezonit të kaluar, fusha e lojës ka treguar se mes dy skuadrave nuk ka pasur diferenca.

Dhe, nëse ka patur diçka të tillë duhet thënë se ajo ishte në anën e vlonjatëve. Referuar ecurisë së ndeshjes, ka qënë Vllaznia e cila ka kaluar e para në avantazh me golin e shënuar nga Kristian Vulaj që në minutën e 10-të.

Por, vetëm kaq për Vllazninë, sepse më pas iniciativa ka kaluar e tëra në anën e Flamurtarit, i cili jo vetëm që ka barazuar në minutën e 19-të me anë të brazilianit Fernando, por duke vijuar të ushtrojë presion në portën e Vllaznisë ka gjetur edhe golin e dytë.

Për këtë ka menduar Disha që në minutan e 33-të kalon në avantazh Flamurtarin 2-1, rezultat ky që mbyll edhe pjesën e parë në favor të vendasve. Në pjesën e dytë, tekniku i Vllaznisë Mirel Josa bëri lëvizje të shumta në formacionin e tij duke hedhur në fushë edhe Esat Malën,  Ardit Hoxhajn, Ante Aralicën si dhe Paulo Pjeshkën, por nuk arriti të gjejë golin e barazimit.

Në këtë mënyrë, Flamurtari i Vlorës hedh një pozitiv drejt kualifikimit për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, por gjithësesi, gjithçka do të vendoset pas dy javës kur në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img