Wednesday, October 30, 2024

Kuqeblutë fitojnë mes drithërimave në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Apolonia 1:0

Lexo

Vllaznia-Apolonia 1:0 

(Shënues: Shehi 57’)

E shtunë, 13 shkurt 2021, ora 14.00, stadiumi “Loro Boriçi” i qytetit të Shkodrës

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva(Dilaver 79’), Imeri(Kalaja 82’), Hoxhaj(Avdiaj 91’). Trajner: Thomas Brdariç. Të gatshëm në stol: (Qarri, Hoxha, Kaleziç, Nyavejdi, Brdariç, Cisse)

APOLONIA: Harizaj, Sota, Agiare(Zaimaj 74), Diop, Omeri, Yeboah(Shanaj 74’), Mehmeti, Zoga, Levendi, Mihana, Krasniqi(Vasili 86‘). Trajner: Fabricio Kamarata. Të gatshëm në stol: (Cako Asllanaj, Culi, Eyoh, Shanaj, M.Sota, Zaimaj, Repaj, Gjata, Vasili)

Gjygjtarë: Juxhin Xhaja(Tiranë) J. Xhaja, A. Mahmuti, M. Llukmani, IV B. Ziri

Vëzhgues: Ilirjan Kristo(Tiranë)-Delegat: Lysien Nurishmi(Tiranë)

Shënues: Shehi 57‘

Kartona të Verdhë: Imeri 59’,Zogoviç 72’, Isaevski 81‘, Imami 87’  / Levendi 24‘, Zoga 52‘, Nihana 72‘, Eyho 80’

 Kuqeblutë marrin një fitore mininale, duke mundur Apoloninë me rezultatin 1 me 0, takim ky i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodërs për llogari të javës së 19-të të kategorisë Superiore. Një fitore kjo e merituar dhe shumë e rëndësishme, por gjithsesi, ashtu si erdhen rrethanat e ndeshjes, drithërimat në kampin kuqeblu ishin jo pak të pranishme, sidomos në fund të takimit. Mjafton të përmendin këtu minutën e 94, kur pas një harkimi nga distanca të topit në zonën kuqeblu, është Gjata për fierakët që godet me kokë dhe topi pas daljes së gabuar të portjerit Zogoviç mund të shkonte në rrjetë. Por, fati ka qenë me Vllazninë, që ai top i Gjatës kaloi ngjitur me pingulen e djathtë të portës kuqeblu duke bërë me “zemër” një Shkodër të tërë. Një tjetër rast tensioni në zonën e Vllaznisë ishte edhe ai i minutës së 81-të, përsëri me autor Gjatën, i cili shkëputet bukur brenda zonës, godet në pozicion të prirët dhe topi përfundon pak cm larg katërkëndëshit kuqeblu. Këto ishin dy momentet drithëruese të fundtakimit në portën e Vllaznisë, që fatmirësisht nuk shkuan në rrjetë, sepse në rast të kundërt, nëse ndeshja do të mbyllej në barazim, do të krijonte jo pak probleme në kampin kuqeblu për vazhdimësinë e kampionatit.

Epërsia e Vllaznisë

Duke lënë pas këto dy momente pozitive, por edhe ndonjë tjetër gjatë lojës së miqve, pjesa tjetër i takon Vllaznisë, e cila e duhet thënë se e dominoi takimin. Fitoi me meritë me atë të gol të shënuar në minutën e 57-të nga mbrojtësi Shehi, por falë presionit që ushtroi në portën fierake, mund të shënonte edhe një tjetër gol qetësie. Gjithësesi, i mjaftoi ky gol për të marrë 3 pikët e rëndësishme që vazhdojnë ta mbajnë atë në krye të tabelës së klasifikimit.

Të rejat e formacionit

Duke mos u larguar nga sfida, Vllaznia-Apolonia, për t’u theksuar është se tekniku Brdariç e ka filluar ndeshjen me ndryshime në formacion. Aktivizimet e Shehit në mbrojtje dhe të Krujës në mesfushë kanë qënë të detyruara për arsye të mungesave të Adilit me kartonë dhe Herald Markut i dëmtuar. Lëvizja në vijën e parë sulmuese, duke ulur në stol Haris Dilaver që ka “harruar” për shumë javë golin, dhe aktivizuar Viktor Da Silvën, pritej me interes për të parë reagimin e këtij të fundit. Por, megjithë përpjekjet spontane gjatë ndeshjes, edhe Da Silva ishte larg pritshmërisë, duke bërë që problematika e repartit të sulmit të vijojë të jetë prezent në kampin shkodran.

Kryesimi, ruhet distanca me rivalët

Tre pikët e marra në përballjen e sotme ndaj Apolonisë e kanë ngjitur Vllazninë në kuotën e 40 pikëve në 19 javë kampionat. Me këtë fitore, ajo vazhdon të jetë kryesuese e tabelës së klasifikimit duke ruajtur diferencën me ndjekësit, 6 pikë më shumë se Partizani dhe 7 nga Laçi dhe Teuta. Skuadra këto, të cilat i kaluan me sukses ndeshjet e kësaj jave. Të kuqtë fituan në transfertën krutane me rezultatin 0-3, Laçi po në transfertë 0-1 me Bylisin, si dhe Teuta fitoi në shtëpi 2-0 me Skenderbeun. Pak më larg, me 29 pikë është edhe Kukësi, që sot mposhti Tiranën me rezultatin 2-0.

Probleme me zemrën, panik në “Loro Boriçi”

Pjesë e kësaj ndeshje ishte edhe një moment paniku që shoqëroi post sfiden në fjalë. Vetëm pak minuta pasi futbollistët e të dyja skuadrave u futën në dhomat e zhveshjes, është parë të mbërrijë ambulanca ku stafi mjekësor i urgjencës ka vrapuar me shpejtësi brenda mjediseve të stadiumit “Loro Boriçit”. Nga u mësua, ai që ka patur shqetësime me shëndetin ka qënë futbollisti mik Diop, me një tip bllokimi frymëmarrje në gjoks, ku ndërhyrja në kohë e mjekëve të urgjencës shkodrane, por edhe të stafeve mjekësore të të dy skuadrave përkatëse, ka normalizuar situatën e futbollistit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img