Monday, November 25, 2024

Kuqeblutë në ekipet kombëtare, 5 futbollistë U-20 dhe Klevis Beqeziqi i U-19 vishen kuqezi

Lexo

Dy kombëtaret shqiptare të futbollit për moshat U-20 dhe U-19 kanë nisur këtë të hënë një grumbullim që do të zgjasë për 4 ditë me qëllim që të vëzhgohen nga afër lojtarët e talentuar të këtyre grupmoshave. Trajneri i Kombëtares U-20, Ilir Biturku ka ftuar 23 lojtarë të vitlindjes 2000-2001, të cilët aktivizohen në klube të kampionatit shqiptare, mes të cilëve edhe pesë futbollistë të Vllaznisë Kristi Qarri, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Eraldo Deda e Mehdi Çoba. Ndërsa, trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, ka thirrur 25 lojtarë të vitlindjes 2002-2004, ku spikasin edhe disa elemente cilësor që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, ku pjesë e këtij grupi është edhe futbollisti shkodran Klevis Bebeziqi.Të dyja skuadrat janë grumbulluar në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërkohë që në program janë edhe dy ndeshje miqësore. Në datën 20 tetor do të zhvillohet miqësorja midis Kombëtares U-19 dhe asaj U-20, ndërsa më datën 22 tetor Kombëtarja U-19 do të luajë ndaj Kombëtares U-18, me këtë të fundit që do të grumbullohet vetëm për një ditë. Nga ana tjetër, po me këtë datë, Kombëtarja U-20 do të luajë ndaj Partizanit B. Për Klubin e Futbollit Vllaznia grumbullimi I gjashtë futbollistëve të tyre në ekipet kombëtare konsiderohet është një lajm shumë pozitiv, gjë që e ka shprehur edhe përmes postimit në faqen zyrtare të klubit kuqeblu.  

“Ditën e sotme do të nisin grumbullimet e ekipeve kombëtare U-19 dhe U-20 dhe pjesë e këtyre ekipeve do të jenë edhe gjashtë futbollistë të Vllaznisë. Stafet teknike të tyre kanë ftuar të jenë të pranishëm në këto grumbullime konkretisht futbollistët Kristi Qarri, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Eraldo Deda e Mehdi Çoba tek kombëtarja U-20 si dhe futbollistin Klevis Bebeziqi tek ajo U-19. KF Vllaznia iu uron suksese këtyre futbollistëve dhe shpreson që ata ta përfaqësojnë sa më denjësisht fanelën kuq e zi.”, thuhet në deklaraten e përcjellë për shtyp nga ana e klubit të futbolllit Vllaznia.

Emrat në fjalë vlerësohen nga specialistët e futbollit shkodran si një e ardhme e Vllaznisë, ku pesë të parët që i përkasin moshës 20 vjeçare,  portjeri Qarri, mbrojtësit Isufi dhe Lekaj, si dhe sulmuesit Deda dhe Çoba në fakt këtë sezon futbollistik janë pjesë e skuadrës së parë të drejtuar nga gjermani Tomas Brdariç, madje edhe duke pasur hapësira aktivizimi. Ndërkohë, në ekipin e 19 vjeçarëve, i vetmi që është thirrur në kombëtare është Klevis Bebeziqi, i cili edhe pse me një moshë më të vogël 17 vjeçar trajneri i kombëtares Nevil Dede ka preferuar ta kenë në ekip për të punuar me të në prizmin e perspektives. Kujtojmë që grumbullimi me kombëtaren  U- 19 nuk është hera e pare për Bebeziqin, sepse gjatë karrieres sportive të mëparshme ai sikstematikisht eshte grumbulluar që me kombetaren U-13, U-15, dhe U-17 nga trajneri kroat Mustadanagiç. Bazuar në vlerat e tij si mesfushor-sulmues, krahas përgatitjeve me ekipin e të rinjëve U-19 nën drejtimin e trajnerit Luan Zmijani, gjatë dy javeve të fundit Bebeziqi është thirrur nga trajneri Brdariç edhe me ekipin e parë duke vijuar përgatitjet me ekipin e Vllaznisë së Superliges, çka tregon që ky futbollistë është në rrugen e duhur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img