Sunday, December 1, 2024

Starton Liga e Kampioneve, Strakosha dhe Muriqi e nisin me fitore tek Lazio

Lexo

Liga e Kampioneve të Europës është rikthyer këtë javë me tetë ndeshjet e së martes, ndërkohë që e mërkura ka edhe një raund tjetër edhe me tetë ndeshje të tjera. Lacio-Dortmund ishte ballafaqimi më interesant i mbrëmjes së martë edhe për faktin se pjesë e formacionit të italianëve ishin edhe dy futbolllistët shqiptarë. Strakosha titullar nga minuta e parë, ndërkohë që Muriqi është hedhur në fushë në minuten e 67-të. 3 me 1 në favor të Lacios ka përfunduar kjo ndeshje e luajtur në “Olimpiko”. Italianët kanë gjetur tre herë rrugën e rrjetes, dy herë në pjesen e parë përkatësisht me Imobile në minuten e 11-të dhe  Luiz në të  23-ten′, si dhe me Akpra në të 76-ten’, ndërkohë që miqtë nga Gjermania shkurtuan diferencen në minuten e 71-të me anë të Haland. Ndeshjet e tjera të mbrëmjes së martë dhanë këto rezultate”, Çelsi-Sevija 0-0, Rene-Krasnodar 1-1, Zenit-Bryzh 1-2, Dinamo K.-Juventus 0-2, Barcelona-Ferencvarosh 5-1, PSG-Mançester J. 1-2, Lajpcig-Basaksehir 2-0. Në vijim ju njohim me tetë takimet e tjera të Liges së Kampioneve që do të luhen mbrëmjen e sotme si dhe oraret e startit të tyre.

Salzburg-Lokomotiv M. 18:55
Bajern Mynih-Atletiko 21:00
Real Madrid-Shahtjor 18:55
Mançester Siti-Porto 21:00
Olimpiakos-Marsejë 21:00
Ajaks-Liverpul 21:00
Midtjylland-Atalanta 21:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img