Monday, December 30, 2024

Kuqeblutë, të mërkurën, miqësorja e dytë boshnjake. Pas testit pozitiv në fitoren ndaj NK Medjugorje, Vllaznia e vertetë pritet të shikohet ndaj NK Posusje

Lexo

Pasi konsumoi një periudhë rreth dhjetë ditore në Shkodër, që prej së mërkurës së kaluar, Vllaznia është spostuar në Bosnje ku po vijon përgatitjet në kampingun e Medjugorje. Periudhë kjo e cila është programuar të shoqërohet me ndeshje miqësore.

Nga tre të tilla të planifikuara për të zhvilluar në harkun kohor të dy javëve qëndrimi në Bosnje, miqësorja e parë është luajtur të shtunën e kaluar përballë.ekipit vendas NK Medjugorje. Një miqësore kjo e cila   foli e tëra për skuadrën kuqeblu, cila me një dominim total doli fituese e të gjithë ndeshjes me rezultatin e thellë 0 me 4.

Një test pozitiv e ka konsideruar stafi teknik këtë miqësore të luajtur përballë një kundërshtari modest të kategorisë dytë. Megjithëatë, Vllaznia e vertete e trajnerit Memelli pritet të shikohet të mërkurën e 28 qershorit, pasditen e së cilës Vllaznia do të luajë  miqësoren e dytë, ku këtë radhë kundërshtari vjen nga kategoria e Superligës boshnjake, NK Posusje.

Në pritje të testit të dytë miqësor, kuqeblute kane vijuar pergatitjet me nga dy seanca stërvitore në ditë, paradite në sallë force si dhe pasdite në fushë të hapur duke aplikuar ushtrime të karakterit teknik dhe taktik. Ndërkohë, sa i takon merkatos, Vllaznia duket se ka qëndruar në vendnumëro me vetem katër afrimet e dy javëve më heret. Edhe pse deri më tani janë përfolur emra të shumtë për tu veshur kuqeblu deri më tani nuk ka asgjë kokrekte.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img