Saturday, May 18, 2024

Volejboll Femra. Vllaznia, miqësore me MSU, skuadrën amerikane ku luan volejbollistja shkodrane Amela Qershija

Lexo

Vllaznia e volejbollit të femra ka nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv, 2023-2024, por ndërkohë paraditen e nesërme, ajo do të ndeshet në një miqësore me një skuadër amerikane. Siç bën të ditur presidenti i Vllaznisë në volejboll femra, kjo është një ndeshje miqësore që i shërben të dyja skuadrave për përgatitjet e sezonit të ardhshëm sportive.

E veçanta e kësaj miqësoreje është se në përbërje të skuadrës amerikane MSU bën pjesë volejbollistja shkodrane, Amela Qershija, e cila vitin e kaluar la Vllazninë për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kryer studimet e larta, por edhe për të luajtur me sukses volejboll.

Amela, e cila krahas Vllaznisë ka qënë pjesë edhe e ekipit kombëtar të Shqipërisë, mësohet se është titullarja kryesore e skuadrës Metropolitan State University of Denver, skuadër e cila komkuron në Divizion e dytë të volejbollit Amerikan. Për momentin skuadra amerika e shkodranes Qershia, renditet  në vendin e 3-të në volejboll për femra me një rekord 30 fitore dhe vetem 2 humbje.

Ndeshja në fjalë, Vllaznia- MSU, është planifikuar të luhet nesër ora 10.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Nga sa bëhet e ditur, krahas kontigjentit që ka në dispozicion, trajneri i Vllaznisë, Dorjan Tafa, i ka bërë ftesë të gjitha vajzave shkodrane të volejbollit që militojnë në ekipet e tjera, brenda dhe jashtë vendit për të qënë pjesë e kësaj miqësoreje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img