Kuqezinjtë që janë në skadencë të kontratës para Evropianit

Shqipëria siguroi një sukses fantastik këtë vit, nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kombëtarja për herë të dytë në histori u kualifikua në finalet e një Europiani. Por jo vetëm kaq, këtë edicion kualifikues kuqezinjtë bindën me lojë dhe rezultat, duke u renditur në vendin e parë dhe duke dominuar ndaj çdo kundërshtari në Grupin E.

Pavarsisht këtij momenti të mirë, disa prej futbollistëve janë në skadencë kontrate me klubet respektive, dhe ndoshta merkato e janarit mund të sjellë ndryshime. Sokol Cikalleshi, goleadori i Kombëtares i përfundon kontrata me Konyaspor në muajin qershor dhe klubi turk ende nuk i ka ofruar një rinovim kontrate.

33-vjeçari ndoshta mund të qendrojë deri në fund, pasi dëshiron të jetë pjesë e Europianit që do tëzhvillohet në Gjermani. Mesfushori i Espanjol, Keidi Bare tani mund të negociojë me skuadra të tjera, pasi kontrata i përfundon më 30 qershor.

Klubi spanjoll po diskuton për zgjatjen e kontratës edhe për një sezon, por ende nuk ka një akord mes tyre. Situatë e njëjtë edhe për Etrit Berishën. 79 ndeshje me kuqezinjtë nuk janë pak dhe në Europian porta pritet ti besohet 34-vjeçarit.

Në muajin gusht, Berisha zgjodhi Empolin për të marrë minuta, por në dy ndeshjet e fundit gardiani shqiptar ka humbur vendin e titullarit e ndoshta mund të kemi një lëvizje surprizë nga ana e tij.

Në vitin e fundit të marrëveshjes me Gwanzhu ka hyrë edhe Jasir Asani. Sulmuesi i krahut ka një kontratë me koreano-jugorët deri në dhjetor të këtij viti, teksa oferat për të nuk kanë munguar, duke nisur nga skuadrat spanjolle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu